Haradinaj takon Papa Françeskun/Kosova është mirënjohëse, që i ka gjithmonë dyert e...

Haradinaj takon Papa Françeskun/Kosova është mirënjohëse, që i ka gjithmonë dyert e hapura

112
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë, është takuar me Papa Françeskun, të cilit i ka shprehur përkushtimin e popullit të Kosovës, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajë e kultivojë për të mirën përbashkët.

Ai në një postim në “Facebook” shkruan se Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes, dhe se rruga euro-atlantike e Kosovës fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin.

POSTIMI I HARADINAJ:

“Kosova është mirënjohëse, që në Selinë e Shenjtë i ka gjetur gjithmonë dyert e hapura. Bekimi i Papa Françeskut është një nxitje e mëtejshme për udhën që ndjek Kosova me popullin e saj, udhën e qytetërimit evropian”,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY