Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alarmi nga Turqia: Vjen kanabis i modifikuar nga Shqipëria, provokon skizofreni

23/05/2018
Alarmi nga Turqia: Vjen kanabis i modifikuar nga Shqipëria, provokon skizofreni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Turqia po lufton në një front të ri kundër drogës. Skunk, (Qelbësi) një lloj i ri kanabisi, i modifikuar gjenetikisht po përhapet me shpejtësi, shkruan Daily Sabah. I njohur për aromën e fortë (nga e cila ka marrë edhe emrin), kjo drogë e re ka zëvendësuar “Bonzai”-n, një drogë sintetike, deri dje shumë popullore mes të rinjve.

Vitet e fundit përdorimi i sintetikes Bonzai ka rënë me 80%, dhe është zëvendësuar me shpejtësi nga përdoruesit, që thonë se “Skunk” është një drogë organike dhe si e tillë, më pak e dëmshme.

Ekspertët thonë se është e vërtetë që ky lloj i ri kanabisi që është futur në Turqi, pra “Skunk” nuk shkakton të njëjtën gjendje të rëndë fiziologjike si sintetikja Bonzai, por mbetet një drogë e fortë që mund të provokojë skizofreni apo forma të tjera të sëmundjeve mendore.

Për herë të parë ky lloj i ri kanabisi u kap në operacionet e antidrogës disa vite më parë. Vetëm në Stamboll, në 17 muajt e fundit, policia sekuestroi 3.9 ton.

Së fundmi, për këtë lloj droge u fol pas arrestimit të një bosi droge nga Shqipëria, që u ndalua bashkë me dy skafet luksoze që përdoreshin për trafik. Met Kanani, ose Met Shqiptari u kap bashkë me anëtarët e tjerë të bandës në mars, gjatë një përpjekjeje për të kaluar 1.1 ton kanabis e llojit “Skunk” nga Mugla për në Stamboll. Kjo nuk ishte rruga e tij e parë, thonë autoritetet.

Shqipëria është një nga bazat kryesore të trafikantëve të kanabisit të llojit “Skunk” që vjen nga Shqipëria, shkruan Daily Sabah.

Ky lloj kanabisi është shumë më i dëmshëm sesa kanabisi standard, thonë ekspertët. Skunk kultivohet në laborator dhe është 20 apo 30 herë më i fuqishëm se kanabisi standard. Fara zhvillohet në ambiente të mbyllura me anë të ndriçimit special dhe përmes ambienteve ku temperatura mbahet e kontrolluar. Kjo farë e re mendohet se u modifikua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara para se të sillej në Holandë, kryeqytetin europian të drogave.

Profesori i asociuar, Onur Noyan, psikiatër i specializuar në varësinë nga droga, thotë se Skunk dhe droga të tjera të ngjashme me të, po fillojnë të konsiderohen më të sigurta se drogat e tjera nga të rinjtë.

“Nuk ka dallim nëse janë organike apo sintetike, siç thonë. Në fund të fundit është e dëmshme për shëndetin tënd. Skunk është një drogë. Rrit mundësinë që përdoruesi të vuajë nga skizofrenia: lehtëson zhvillimin e sëmundjes tek një person. Pas pesë apo gjashtë muajsh varësi, përdoruesi shfaq shenja skicofrenie dhe ka nevojë për trajtim të dyanshëm, si për varësinë nga droga, ashtu edhe për shëndetin mendor”, thotë ai.

Si një vend transit në trafikun e drogës nga Azia për në Europë, Turqia po kërkon të luftojë përdorimin e drogave dhe që nga viti 2014 qeveria ka nisur “Planin e veprimit kundër drogave”.

Plani i veprimit shtrihet në të gjitha aspektet e luftës kundër narkotikëve, me të cilat abuzohet nga 2.7% e popullsisë. Plani parashikon edhe sensibilizimin për efektet e dëmshme të drogës dhe ngritjen e qendrave të rehabilitimit për përdoruesit.  Marrë nga Daily Sabah, përshtati në shqip Lapsi.al

Tags: drogeshqiptareturqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.