Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Kryeministri batuta dhe të qeshura gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër

22/05/2018
VIDEO/Kryeministri batuta dhe të qeshura gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Batuta, lavdërime për gratë, nervozizëm me ata që nuk respektonin radhën e fjalës, por jo vetëm.
Balkanweb ka bërë një përmbledhje të të gjitha batuatave të bëra nga kryeministri i vendit Edi Rama gjatë takimit me banorët e Gjirokastrës.

“Çajupi që ju ka njohur mirë e ka thënë që pika që nuk iu bie se nga gratë rroni. Tani ta fillojmë nga ato që ju mbajnë juve”,- e nisi kryeministri.

Në këmbë ngrihet një burrë, do të marrë fjalën

Rama: Ti nuk je grua me sa shoh…jo, jo je burrë ti, nuk ta jap fjalën. Ulu, po nuk mbaruan gratë juve nuk iu vjen radha. Unë kështu e kam, imagjinoje njëherë të mos kesh gruan me vete.

Tenton të marrë fjalën një burrë, por mikrofonin e ka një grua

Rama: Po ulu more! Nuk je grua. Si të duket vetja ty të duket më i mirë se kjo. Ulu, ulu se e ka radhën ajo zonja me gjyslyke

Ndërsa një i moshuar merr fjalën Rama vijon sërish i nervozuar me një burrë tjetër: Ulu more ulu ti aty. Ore je në vete apo jo. Ulu more vëlla se më shkatërrove. Ore nga je ti nga Tepelena je? Ose nga Tepelena ose nga Golëmi je ti, tjetër mundësi nuk ka. Po rri more rri, prit tani se do flasin edhe të tjerët.

E ndërsa mikrofoni kalon nga dora në dorë, kryeministri vazhdon: Jepja këtij të Golëmit të shpëtojë, çfarë do thuash ti? Ngrihu

Qytetari ngrihet: Ke 5 vjet qeverisje për pensionet e fshatit çfarë ke menduar…

E ndërsa qytetarët shprehin ankesat, edhe kryeministri shton dozën e batutave: Jepja pak këtij zotërisë këtu se po qan

Qytetari: Po nuk qave mbaron

Merr fjalën një tjetër qytetar: Para 18 muajsh të ngritura problemin e rrugës, me the miku im sot për sot nuk ta jap fjalën. Posedoj 12 mijë krerë bagëti…

Rama: E di e di

Qytetari: Më fal për shprehjen nga 7 neve nga mungojnë 8. Nuk kemi sinjal telefonik…

Rama: E di mo e di rastin, se kemi folur

Qytetari: Nuk kemi ujësjellës, nuk ka qendër shëndetësore

Rama: Po e di mo…

Qytetari: Pra s’kemi asnjë lloj shërbimi. Nuk kërkojmë as punë as bukë, vetëm këto gjëra

Rama: Tani po më bind për një gjë që e di?!

Qytetari: Jo, më fal ta shpjegoj…

Rama: Por çfarë do më shpjegosh, e di. Me Dhimon dil e fol në kafe, ja ku e ke. Shko. Jepja pak zotërisë

Qytetari tjetër: Jam paraqitur tek ALUIZNI s’po shoh dritë jeshile

Rama: Shkruaj tek Shqipëria që duam.al. Po nuk dite internet merr nipin e mbesën./News24

Tags: batutakryeministritakim me qytetaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.