E FUNDIT&EMRI/Zbulohet autori qe tentoi te grabise bankën me armë,mënyra sesi ai...

E FUNDIT&EMRI/Zbulohet autori qe tentoi te grabise bankën me armë,mënyra sesi ai ka vepruar

126
0
Shares
foto ilustruese

Olcion Muço, 25 vjeç nga Berati, është personi i arrestuar pasditen e sotme për tentativën e grabitjes së bankës në Lushnje.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia:

Rreth orës 16:00, në afërsi të Poliklinikës së qytetit Lushnje, është tentuar të vidhet një bankë e nivelit të dytë.

Autori ka hyrë në bankë i maskuar dhe me armë dhe ka qëlluar me armë.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë reaguar duke arrestuar autorin e dyshuar pas një ndjekjeje. Ai tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, por u ndalua rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekuestruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY