Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALARMI i FMN/ Shqipëria mjedis i vështirë, borxhe, taksa të larta dhe kredi me probleme

22/05/2018
FMN, kritika ndaj marrëveshjes BE-Greqi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka dhënë konkluzionet e raportit të parë të programit të post monitorimit për Shqipërinë. Raporti, ndonëse konstaton rritje ekonomike, është mjaft kritik dhe e vë theksin te niveli i lartë i borxhit, kreditë me probleme që vijojnë të mbeten ende të larta pavarësisht uljes, akumulimit të detyrimeve të reja të prapambetura, dobësive të institucioneve publike dhe sistemit gjyqësor dhe një mjedisi të vështirë për biznesin.

Raporti paralajmëron që nëse nuk adresohen këto probleme, dhe nëse nuk zbatohen reformat strukturore, rritja mund të ngadalësohet. FMN e ka këshilluar qeverinë që të frenohet nga ulja e taksave dhe përjashtimet tatimore. Fondi e ka përsëritur thirrjen për më shumë kujdes në projektet e partneritetit publik privat dhe ndikimin e tyre në buxhetin afatmesëm.

Pas përfundimit të marrëveshjes me FMN-në në mars të vitit të kaluar, Shqipëria është në monitorim të ngushtë për politikat e saj, pasi është një anëtare që ka një stok domethënës të huasë. Në bazë të programit të post monitorimit, anëtarët ndërmarrin më shumë konsultime të shpeshta formale me Fondin sesa në rastin kur janë nën mbikëqyrje, me një vëmendje të veçantë në politikat makroekonomike dhe strukturore që mund të kenë ndikim në qëndrueshmërinë e jashtme.

Raporti thotë…

Ekonomia shqiptare ka vazhduar të forcohet, me një rritje reale të PBB-së në 3.8% (në terma vjetorë) gjatë vitit 2017, duke reflektuar kërkesën e fortë vendase të nxitur nga një rigjallërim në ndërtim, rimëkëmbje në tregun e punës dhe kredive për ekonomitë familjare, si dhe projekteve të mëdha të lidhura me investimet e huaja. Ndërsa raporti i borxhit publik ndaj PBB-së është zvogëluar, ritmi i konsolidimit fiskal është ngadalësuar, ndërsa janë akumuluar detyrime të reja të papaguara. Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua në 6.9% të PBB-së, mbështetur nga eksporti i turizmit dhe shërbimeve të tjera, dhe niveli i rezervave valutore mbetet i kënaqshëm. Inflacioni është i ulët dhe megjithëse rritja e kredisë është e dobët, bankat janë likuide dhe të qëndrueshme.

Pavarësisht mjedisit të favorshëm dhe perspektivës pozitive afatshkurtër, mbeten rreziqe dhe dobësi, që rrjedhin nga borxhi i lartë publik, huatë me probleme në sektorin financiar, dhe dobësitë në institucionet publike dhe në sistemin gjyqësor. Një ngadalësim i reformave apo efekteve nga goditjet e jashtme mund të dëmtojë perspektivat e rritjes dhe besimin, duke ndikuar negativisht në dinamikën e borxhit dhe duke krijuar presione financiare për qeverinë. Nga ana e saj, hapja e negociatave të pranimit në BE mund të ofrojë një mundësi për të përparuar në zbatimin e axhendës së reformave, duke çuar në rritjen e investimeve dhe rritjen e PBB-së.

Vlerësimi i Bordit Ekzekutiv

Shqipëria po gëzon rritje të fortë ekonomike, por kjo nuk mund të zgjasë pa një shtytje të konsiderueshme për reformat strukturore. Vendi ende nuk është duke përfituar plotësisht nga kostoja e ulët e punës dhe afërsia me BE-në, për shkak të një mjedisi të vështirë biznesi, që pengon investimet. Prandaj është e rëndësishme që qeveria të përdorë këtë situatë të favorshme për të nxitur axhendën e reformave, në mënyrë që të nxisë rritjen potenciale, çka do të mundësojë që vendi të përfitojë nga pranimi potencial në BE.

Vendi përballet me sfida kyçe për zbatimin e politikave. Borxhi publik mbetet i lartë. NPL-të, ndonëse në rënie, vazhdon të ndikojë në rritjen e përgjithshme të kredisë, veçanërisht në sektorin e korporatave. Sektori shtetëror i energjisë elektrike duhet të vihet në një bazë të qëndrueshme financiare dhe masat strukturore duhet të vazhdojnë me më shumë energji. Përpjekjet për të adresuar këto sfida duhet të dyfishohen për të rritur elasticitetin e vendit ndaj goditjeve.

Adresimi i rreziqeve fiskale që vijnë nga niveli i lartë i borxhit publik dhe nevojat për financim mbeten prioritet i lartë. Kjo kërkon më shumë përshtatje fiskale, mundësisht në afatin e afërt. Menaxhimi i borxhit publik duhet të fokusohet në zgjatjen e maturitetit të borxhit publik dhe diversifikimin e bazës së investitorëve, duke shmangur rreziqet që vijnë nga huamarrja e tepërt jo-koncesionale në monedhë të huaj. Kapaciteti i menaxhimit të borxhit duhet të forcohet.

Përmirësimi i pajtueshmërisë dhe administrimit të taksave është vendimtar. Progresi drejt taksimit të pronës bazuar në vlerë është i mirëpritur, por zbatimi i tij kërkon përgatitje të kujdesshme. Autoritetet duhet të marrin parasysh masa shtesë për rritjen e të ardhurave, duke përfshirë zgjerimin e bazës tatimore. Ata duhet të frenohen nga ulja e normave tatimore ose dhënia e përjashtimeve të reja tatimore ose trajtime preferenciale tatimore që mund të komplikojnë sistemin e taksave dhe të shtrembërojnë shpërndarjen e burimeve në ekonomi.

Forcimi i institucioneve fiskale dhe vlerësimi i rreziqeve fiskale është një tjetër prioritet. Nevojiten përpjekje më të forta për të rritur kredibilitetin e kuadrit buxhetor afatmesëm. Thelbësore janë prioriteti për investimet publike, vlerësimi i projektit dhe monitorimi. Ministria e Financave duhet të përmirësojë regjistrimin fiskal dhe analizën ligjore, financiare dhe ekonomike të projekteve PPP dhe të sigurojë zbatimin e duhur të kornizës PPP. Duhet të vlerësohet me kujdes ndikimi i PPP-ve në kuadrin buxhetor afatmesëm buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit.

Janë të nevojshme përmirësime institucionale për të trajtuar borxhet, duke përfshirë rimbursimet e TVSH-së dhe projektet e investimeve të pabuxhetuara. Autoritetet duhet të përmirësojnë procesin e rimbursimit të TVSH-së dhe të forcojnë kontrollet, të zgjerojnë sistemin e IT të Thesarit tek qeveritë lokale dhe të regjistrojnë të gjitha angazhimet e pabuxhetuaradhe faturat e papaguara.

Reformat në qeverisjen dhe ristrukturimin financiar të sektorit shtetëror të energjisë elektrike duhet të vazhdojnë. Çështjet endemike të akumulimit të borxheve dhe të borxhit të brendshëm duhet të adresohen. Këto masa duhet të mbështeten nga përshpejtimi i reformave institucionale dhe reformave të orientuara nga tregu.

Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm. Norma e politikës bazë është aktualisht në shkallë të ulët historike, në përputhje me inflacionin e ulët dhe kushtet e jashtme. Masat për të ulur euroizimin dhe thelluar tregjet financiare vendase janë të mirëpritura. Shkalla fleksibël e kursit të këmbimit ka qenë një stabilizues i rëndësishëm për ekonominë dhe Banka e Shqipërisë ka rritur në mënyrë të përshtatshme rezervat valutore, që janë të gjendje të trajtojnë goditjet e jashtme. Angazhimi për masat legjislative dhe institucionale për të adresuar nivelet e larta të NPL-ve duhet të vazhdojë. Ndërsa niveli i kredive me probleme ka rënë, autoritetet duhet të përshpejtojnë masat për të adresuar procedurat e vështira dhe jo efikase të ekzekutimit të kolateralit dhe kuadrin e ristrukturimit jashtë gjykatave, të cilat vazhdojnë të pengojnë rritjen e kredisë.

Është e nevojshme përshtatja e mëtejshme e rregullimit të sektorit financiar me standardet e BE-së. Konvergjenca graduale me kuadrin e Basel III është e garantuar, duke përfshirë vendosjen e kërkesave për kapital në një përqasje të bazuar në rrezik dhe për të trajtuar rreziqet e bankave. Përpjekjet e fundit të autoriteteve për të zbatuar rregulloret e synuara për të adresuar rreziqet nga transaksionet e palëve të ndërlidhura dhe flukset ndërkufitare janë të mirëpritura. Korniza e menaxhimit të krizave për institucionet financiare jobankare duhet të finalizohet për të përmirësuar elasticitetin e sistemit ndaj goditjeve dhe për të zbutur rrezikun e stabilitetit financiar, përfundon raporti i FMN. Monitor.al

Tags: FMN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.