FOTO/ 25-vjeçarja “ha” 735 mijë dollarë kokainë

FOTO/ 25-vjeçarja “ha” 735 mijë dollarë kokainë

125
0
Shares

Policia indiane ka nxjerrë me sukses 106 kapsula kokaine nga stomaku i një gruaja që po përpiqej ti kontrabandonte në vend.

Shtetasja e huaj u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Delhi më 14 maj. Raportohet se ajo e ka kaluar gjithë javën në spital ku iu është dhënë laksativ në mënyrë që të rimerrnin kokainën.

Kokaina ka një vlerë prej 734 160 dollarë.

Policia beson se 25-vjeçarja i ka gëlltitur kapsulat në Sao Paulo, Brazil dhe më pas iu ishin dhënë udhëzime për t’ia dorëzuar një shtetasi nigerian në Delhi.

Zyrtarët e departamentit të narkotikëve i thanë gazetës Hindustan Times se ky ishte numri më i madh i kapsulave të kokainës që ata kishin nxjerrë ndonjëherë nga trupi i një personi.

Sipas tyre kjo ishte një kokainë me cilësi të lartë nga Kolumbia. Policia po kërkon nigerianin, të cilit duhej ti dorëzohej droga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY