Michel Platini plas “bombën”/Kupa e Botës e vitit 1998 ishte e trukuar

Michel Platini plas “bombën”/Kupa e Botës e vitit 1998 ishte e trukuar

127
0
Shares

Michel Platini ka tronditur mediat botërore ditën e sotme me një deklaratë që na rikthen me Kupën e Botës të vitit 1998. Ai ka rrëfyer për të përditshmen spanjolle “Marca” se ndeshja finale midis Francës dhe Brazilit është inskenuar që në hedhjen e shortit nga vetë drejtuesit e FIFA-s.

Platini pranon se Kupa e Botës 1998 ishte trukuar në mënyrë që Franca dhe Brazili të mos ndesheshin me njëra-tjetrën në asnjë fazë përveç se në finale.

Ish-mesfushori, i cili ka qenë pjesë e komitetit organizator të atij turneu, pranon se ka ndërhyrë në short për të siguruar që vendi i tij të shmangte kampionët në fuqi.

Sipas rregullores së FIFA-s, vendi organizator i Botërorit e ka të sigurt vendin e parë në vazon e parë para hedhjes së shortit të grupeve, ndërsa shtatë kokat e tjera të grupeve zgjidhen automatikisht. Por Platini pranoi: “Kur organizuam kalendarin bëmë një truk të vogël”.

“Punuam plot 6 vjet për të organizuar këtë veprimtari, dhe e përdorëm këtë shans të vogël që kishim në dorë. Mendoni se vendet e tjera nuk e kanë bërë në të kaluarën? Realizuam një ëndërr”, përfundon Platini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY