Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Dëshmia e 13-vjeçares që u rrëmbye dhe u tentua të përdhunohej: Më mbyllën gojën e më lidhën…

18/05/2018
DETAJE/ Tentativa e përdhunimit të 13-vjeçares, flasin familjarët: Si e gjetëm vajzën…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet dëshmia e 13-vjeçares nga Fieri, e cila u mor peng nga 3 të rinj, që tentuan edhe ta përdhunonin.

“Do të shkoja të shikoja emisionin humoristik ‘Portokalli’ tek xhaxhai por sapo dola në oborr disa persona më mbyllën gojën, me lidhën dhe me morën me forcë në krahë duke më çuar në shtëpinë që po ndërtohet në anën tjetër të rrugës”.

Kështu mësohet të ketë deklaruar para hetuesve dhe në prani të psikologes 13-vjeçarja. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës në një fshat të Bashkisë Roskovec. E mitura ka shpjeguar se personat që e kanë kryer aktin e rrëmbimit forcërisht të saj kanë qenë tre, ku mes tyre ajo ka njohur edhe dy bashkëfshatarët Jorges Dosti dhe Marjus Çalalamëni, tashmë të arrestuar së bashku me të riun Redon Tereziu nga fshati Vlosh i Roskovecit. Edhe e ëma e të miturës ka deklaruar se e ka gjetur të bijën e mitur të lidhur.

“Jo vetëm duart, por edhe gojën ja kishin lidhur me litar”, mësohet të ketë pohuar para hetuesve e ëma e 13-vjeçares.

Ky fakt është konstatuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore prej nga është konkluduar se si pasojë e shtrëngimit të litarëve, të miturës i janë shkaktuar dëmtime në këmbë, duar dhe në gojë. Por, fatmirësisht nga mjeko-ligjorët është konstatuar se tre agresorët nuk kanë mundur të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tre të dyshuarit kanë vepruar me paramendim pasi ishin kujdesur edhe të vendosnin shtroje në vendin ku do të kryenin krimin e tyre. Ndonëse se familjarët e Marjus Çalamënit kanë pretenduar se 24-vjeçari ka qenë duke vjelë domate në momentin e ngjarjes dhe se biçikletën jua kishte dhënë shokëve të tij, nga hetimet paraprake është konkluduar se të tre të arrestuarit, Jorges Dosti, Marjus Çalamëni dhe Redion Tereziu kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin për kryerjen e këtij krimi. Mësohet se nga përgjimet ambientale të kryera pas shoqërimit të tre të rinjve ata kanë diskutuar të tre me njëri-tjetrin se si do të deklaronin kur të merreshin në pyetje. Nga përgjimet është konstatuar se 24-vjeçari Jorges Dosti ka qenë edhe organizatori i planit për dhunimin e të miturës. Ai mësohet t’u ketë thënë të dy shokëve që të mos e pranojnë ngjarjen. Marjus Çalamëni u ka kërkuar mendim dy shokëve se si do justifikonte faktin se në vendngjarje kishte mbetur biçikleta e tij. Jorgesi e ka këshilluar të shprehet se biçikletën ja kishte dhënë një shoku dhe nuk e di se ku e kishte lënë shoku i tij. Po ashtu nga përgjimet dhe hetimet e deritanishme është konkluduar se 24-vjeçari Jorges Dosti që ishte edhe fqinj me të miturën ka planifikuar dhe organizuar krimin, ndërsa është ndihmuar nga dy shokët e tij Redion Tereziu dhe Marjus Çalamëni, ku ky i fundit mësohet të ketë luajtur rolin e rojes deri në momentin që u zbuluan nga familjarët e 13-vjeçares.

Nisur nga këto prova që prokuroria i ka paraqitur ditën e djeshme gjykatës, kjo e fundit ka vendosur të caktojë masën e sigurisë arrest në burg ndaj tre të ndaluarve, masë që pritet të rivlerësohet nga gjykata e të miturve në Vlorë, ku edhe do të zhvillohen procedurat e mëtejshme të kësaj çështjeje për shkak të kompetencën. Tre te arrestuarit e sipërcituar akuzohen për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal. Ngjarja e ndodhur ka lënë pasoja të pariparueshme tek e mitura, pasi sipas familjarëve veç tronditjes psikologjike dhe dëmtimeve fizike, ata janë detyruar që ta largojnë nga fshati dhe nga shkolla e saj me qëllim që të mospërballet me mentalitetin e moshatarëve të banorëve të tjerë të fshatit.

Tags: arrestimperdhunimtentative

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.