Pas samitit të Sofjes mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor,eshte zhvilluar takimi mes dy kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, për zgjidhjen e ngërçit disavjeçar mbi emrin e Maqedonisë.
“Besoj se kemi përshkuar pjesën më të madhe të distancës, por kemi ende për të përshkuar. Nuk jemi ende në pozicionin për të folur mbi një marrëveshje”, – u shpreh kryeministri grek, Alexis Tsipras.
“Kemi diskutuar një zgjidhje “specifike” për mosmarrëveshjen e emrit, që do të ishte e pranueshme për të dyja palët, por duhet të zhvillojmë bisedime më të thella në vendet tona respektive”, – tha Zaev pas takimit.
Zgjidhja “specifike”, siç raporton gazeta “Koha” bazuar në burimet e saj diplomatike në Shkup, duket se është “Ilindenska Republika Makedonija”, e cila shihet si e pranueshme nga të dyja palët.
Megjithatë, deri në zyrtarizimin e saj do të duhet ende kohë, pasi duhet siguruar edhe miratimi nga palët opozitare të të dyja vendeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/