FOTO & REAGIM/Berisha:Kriminelët me uniformë masakrojnë barbarisht deri në vdekje të riun

FOTO & REAGIM/Berisha:Kriminelët me uniformë masakrojnë barbarisht deri në vdekje të riun

111
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar dhunën që  i është bërë 27 vjeçarit rom, në komisariatin e policisë së Korçës,e cila I mori jetën.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri bën thirrje kominitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim.

Postimi i Berishës:

“Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistët, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi!

Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jeten si xhelat të riut 27 vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit të Korçës.

Ai ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditesh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt mizor e raciste që dëshmon fytyrën e vertetë të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.

Me këtë rast i bëj thirrje kominitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer! Sb”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY