Flet “Dëshmitari X”: Ja kush është Agron Xhafaj dhe lidhja ime me...

Flet “Dëshmitari X”: Ja kush është Agron Xhafaj dhe lidhja ime me atë – Basha denoncon: Rama e Xhafaj kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal

210
0
Shares

Kreu i DP-së, Lulzim Basha, kë publikuar sot në një konferencë shtypi dëshminë e “Bashkëpunëtorit X”.

Personi me mbiemër Veliu, ka rrëfyer lidhjet e tij me Agron Xhafajn, duke zbuluar edhe kush është vëllai i ministrit të Brendshëm.

Më herët, Basha, akuzoi Ramën e Xhafajn se “ata kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal.

Ky skenar konsiston në:

  1. Moho përgjimin.
  2. Kap, josh ose likuido dëshmitarin.
  3. Shkatërro provat.
  4. Kërcëno opozitën.

Qëllimi” Mbrojtja e vëllai dhe Fatmir Xhafajt.

Për të realizuar këtë skenar Agron Xhafaj as nuk është ndaluar e as nuk është arrestuar. Asnjë procedim nuk ka nisur për verifikimin e përfshirjes së tij në trafik droge.

Ai u përcoll në Itali, jo për të vuajtur dënimin por për të vijuar alibinë për mosarrestimin, mospyetjen dhe mosprocedimin penalisht për trafikun aktual të drogës.

Në funksion të kësaj, për 72 orë, Rama e Xhafaj po bëjnë presion dhe terror ndaj dëshmitarit dhe familjes së tij. Presion dhe terror po ushtrojnë edhe bandat kriminale.

Qëllim: Komprometim me çdo kusht i audio-përgjimit.

Fatmir Xhafaj është ende ministër për të zbatuar iktë skenar kriminal, ndaj edhe i bëjnë presion dhe terrorizojnë dëshmitarin” u shpreh midis të tjerave Basha. DRONI.al

Deklarata e plotë  e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Që prej publikimit të fakteve tronditëse të aferës kriminale Xhafaj, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, në bashkëpunim me prokurorinë e kapur prej tyre, në bashkërendim dhe bashkëveprim me struktura kriminale dhe njerëz të krimit të organizuar, kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal.

Skenari i dyshes Rama Xhafaj është ky:

1.     Moho përgjimin.

2.     Kap, josh ose likuido dëshmitarin dhe familjen e tij.

3.     Shkatërro provat.

4.     Akuzo dhe kërcëno opozitën!  

Ky skenar ka dy qëllime:
1.     Mbrojten e Agron Xhafajt të kapur në flagrancë duke vazhduar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.
2.     Shpëtimin e Fatmir Xhafajt nga pasojat ligjore dhe politike të mbrojtjes së krimit të vëllait të tij, duke mos e larguar nga posti i Ministrit Të Brendshëm.  

Për të realizuar këtë skenar, Agron Xhafaj as nuk është arrestuar nga prokuroria dhe as nuk është ndaluar nga policia kufitare ndonëse.  
Asnjë procedim nuk ka nisur ndaj tij mbi bazën e fakteve të zbulura se ai vazhdon trafikun e drogës në Vlorë.  

Për të realizuar këtë skenar, Agron Xhafaj është përcjellë me nderime policore në avionin e linjës për në Itali. Qëllimi i përcjelljes së Agron Xhafajt në Itali nuk është vuajtja e dënimit atje për veprën e kryer në vitin 2002.  

Qëllimi i largimit të Agron Xhafajt është për të krijuar alibinë se pse policia e Xhafajt dhe Prokuroria e Ramës nuk e arrestojnë dot, nuk e marrin dot në pyetje dhe nuk e procedojnë penalisht për trafikun aktual të drogës.

Në vend të këtyre detyrimeve ligjore, në çdo shtet sadopak normal, Policia Xhafaj dhe prokuroria Rama -Marku prej 72 orësh po ushtrojnë terror ndaj familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit.  

Presion dhe terror ndaj familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit po ushtrojnë edhe figura të krimit të organizuar, trafikantë droge, ushtarë dhe bashkëpunëtore të Agron Xhafajt. 

Qëllimi i presionit shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit dhe familjes së tij është vetëm një: kompromentimi me çdo kusht i dëshmitarit dhe i dëshmive të tij tronditëse për Agron Xhafajn.  

Presioni shtetëror dhe mafioz është prova më e qartë e rënies së shtetit ligjor dhe e kapjes së shtetit nga Mafia dhe organizatat kriminale të trafikut të drogës, në bashkëpunim me dyshen Rama-Xhafaj.

Ky është i vetmi vend në botë ku policia dhe prokuroria, në vend që të arrestojnë kriminelin e kapur në flagrancë, marrin të gjitha masat për ta larguar në fshehtësi dhe me urgjencë nga vendi.   

Ky është i vetmi vend në botë ku, në vend që policia të arrestojë kriminelin e kapur në flagrancë, policia dhe prokuroria i janë vërsulur denoncuesve të krimit, i janë vërsulur dëshmitarit dhe familjes së tij, i janë vërsulur me presione dhe kërcënime Partisë Demokratike dhe opozitës.  

Hartimi dhe zbatimi i këtij skenari të presionit shtetëror dhe mafioz do të ishte i pamundur, në cdo rast shumë i vështirë, nëse Fatmir Xhafaj do të largohej nga posti i Ministrit të Brendshëm. 

Të gjitha këto nuk mund të arriheshin nëse Fatmir Xhafaj do të largohej nga posti i Ministrit të Brendshëm: shefit qeveritar të policisë dhe shefit politik të prokurorisë së kapur. 

Por Fatmir Xhafaj është akoma Ministër i Brendshëm për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal. 

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj gënjyen dje shqiptarët kur hodhën poshtë dëshminë kundër Agron Xhafajt. Ata e dinin që të hënën, se përgjimi është autentik.

Ata u informuan që të hënën nga Agron Xhafaj, kush është dëshmitari X, por ata bënë gjithçka për ta kapur, për ta terrorizuar, joshur dhe kompromentuar dëshmitarin para se ai të jepte këtë dëshmi tronditëse: 

Ta ndjekim! 

–         Transmetohet e plotë dëshmia e Albert Veliut –

 

 

Komunikim i jashtëzakonshëm me opinionin publik !

Publiée par Lulzim Basha sur jeudi 17 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY