EMRI & FOTO/ Shkodër burgim të përjetshëm autorit të masakrës së lojës...

EMRI & FOTO/ Shkodër burgim të përjetshëm autorit të masakrës së lojës së pokerit

143
0
Shares

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burgim të përjetshëm Miklovan Parubin, 33-vjeçarin i cili në tetor të vitit 2016 vrau 2 persona dhe plagosi 4 tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në Dajç të Shkodrës, pas një loje pokeri. Pasi humbi në lojë, Parubi shkoi në shtëpi, mori kallashnikovin dhe qëlloi me breshëri në drejtim të personave që ndodheshin në lokal.

Nga kjo ngjarje humbën jetën Gacalin Kopshti 30 vjeç dhe Arjet Saiti 42 vjeç.

Katër persona të tjerë, Aleks Prendi, Vinçens Kopshti, Ndue Marku dhe Kitas Molla u plagosën rëndë. Miklovan Parubi njihej nga banorët e zonës si një person me çrregullime emocionale dhe përdorues i drogës. Avokati i tij kërkoi lehtësim të masës, duke iu referuar çrregullimeve të tij mendore, megjithatë gjykata nuk toleroi dhe dha vendimin me burgim të përjetshëm.

Seancën e kaluar, Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar burg përjetë për Miklovan Parubin dhe 20 vite për bashkëpunëtorin Marçel Shpijatin.

Prokuroria deklaroi se përveç pamjeve filmike ka siguruar dëshminë e 7 personave të pranishëm në vendngjarje.

Marçel Shpijatin ka pranuar të bashkëpunojë dhe për këtë arsye u kërkua vetëm 20 vjet burg nga 40 në total.

Gjithashtu në banesën e autorit Parubi policia kishte gjetur ditën e ngjarjes 1.3 kg kanabis. Nga ana tjeter ishte kryer edhe nje ekspertize psiqike.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja u shënua rreth orës 22: 40 të mbrëmjes së të hënës 3 tetor 2016 ku Miklovan Parubi qëlloi me kallashnikov në një lokal duke shkaktuar dy të vdekur dhe 4 të plagosur pas një konflikti që mendohet se ka nisur gjatë lojës mes autorit dhe një prej shokëve të tij Ndok Marku. Në gjaknxehtësi e sipër Miklovani ka dalë nga lokali dhe është larguar për në drejtim të shtëpisë ku edhe ka marrë armën e krimit tip kallashnikov. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Parubi që njihej si përdorues droge dhe me probleme të forta emocionale dhe në çastin e krimit kishte konsumuar edhe një sasi të kosniderueshme alkooli.

Kush ishin viktimat dhe të plagosurit?

Plumbat e breshërisë së kallashnikovit rezultuan fatal për Arjet Saitin, 42 vjeç i cili kishte pak kohë që kishte marrë me qera lokalin ku ndodhi masakra, Gacalin Kopshtin, 30 vjeç duke i lënë të vdekur në vend. Katër shtetasit e tjerë, Ndok Marku, Vinçens Kopshti (vëllai i viktimës Gacalin Kopshti) Aleks Prendi dhe Kitas Molla, të moshës 35, 22 ,42 dhe 26 vjeç, mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plumbat i kanë prekur në pjesët e poshtme të trupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY