ALARMI & TABELA/ Eurostat: 530 minorenë shqiptarë kërkuan azil në 2017, të...

ALARMI & TABELA/ Eurostat: 530 minorenë shqiptarë kërkuan azil në 2017, të parët në Europë

106
0
Shares

Shqiptarët duket se duan aq shumë që të ikin nga vendi, saqë nuk ngurrojnë të “shfrytëzojnë” edhe fëmijët e tyre, apo të lënë që ata të ikin vetëm nga vendit.

Janë rreth 530 minorenë shqiptarë, të cilët të pashoqëruar me prindër kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave që bëhen të ditura sot në statistikat e Eurostat. Në krahasim me një vit më parë, numri i tyre ka shënuar rënie, teksa në 2016-n, numri i aplikimeve ishte 755.

Eurostat ka publikuar të dhënat për “Aplikimet e azilantëve që konsiderohen minorenë të pashoqëruar, sipas vendit të shtetësisë, 2017”.

Kërkesat e fëmijëve të pashoqëruar shqiptarë për azil në vendet e BE-së përbëjnë numrin më të lartë të kërkesave për azil nga fëmijë të pashoqëruar në të gjithë Europën, ndërsa jemi në vendin e 16 në botë, pas shteteve që ikin luftës, si Afganistani, Siria, Iraku etj, (shiko tabelën).

Pas Shqipërisë, nga shtetet e Europës, numrin më të lartë të aplikimeve të fëmijëve e kanë shtete si Rusia (Euro-Azi), apo Turqia, që kanë një popullsi shumë më të madhe sesa Shqipëria. Nga vendet e rajonit nga Serbia ka pasur 25 aplikime dhe nga Bosnja 10.

Numri më i lartë i aplikimeve nga Shqipëria ishte në Mbretërinë e Bashkuar, me 250 fëmijë të pashoqëruar, të ndjekur nga Suedia me 75 dhe Belgjika e Gjermania, me përkatësisht 55 fëmijë.

31 mijë kërkesa totale për azil nga fëmijët

Në vitin 2017 kishte 31,400 azilkërkues që aplikonin për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian (BE) konsideroheshin si të mitur të pashoqëruar. Kjo ishte pothuajse sa gjysma e numrit të regjistruar në vitin 2016 (63 200 të mitur të pashoqëruar të regjistruar) dhe pothuajse një e treta e vlerës maksimale të regjistruar në vitin 2015 (95 200), por më shumë se dyfishi e gjysmë më e lartë se mesatarja vjetore gjatë periudhës 2008-2013 (rreth 12 000 në vit). Gjithsej në BE, minorenët e pashoqëruar përbënin 15% të të gjithë aplikantëve për azil të moshës nën 18 vjeç.

Në vitin 2017, shumica e të miturve të pashoqëruar që kërkonin azil ishin meshkuj (89%). Duke pasur parasysh moshën, mbi dy të tretat ishin të moshës 16 deri 17 vjeç (77% e totalit, ose rreth 24 200 persona), ndërsa ata të moshës 14-15 vjeç përbënin 16% (rreth 5,000 persona) dhe ata të moshës më të vogël se 14, rreth 6% të totalit ose 2 000 persona. Afganët (17%, ose rreth 5 300 persona) vijojnë të jenë nënshtetësia kryesore e azilantëve, të cilët konsiderohen si të mitur të pashoqëruar në BE. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY