Berisha per pergjimin e Xhafes: Ermalin e njeh gjithe Vlora, eshte oficer

Berisha per pergjimin e Xhafes: Ermalin e njeh gjithe Vlora, eshte oficer

135
0
Shares

I ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, ish-kryeministri Berisha konfirmoi se zëri në audiopërgjim është zëri i Agron Xhafës, ndërkohë i pyetur për origjinën e audiopërgjimit tha se nuk mund të nxirret burimi, pasi opozita nuk ka fuqi të mbrojë dhe nuk mund të lozë me jetë njerëzish.

Berisha gjithashtu tha se personi me emrin Ermal i përmendur në audiopërgjimin e vëllait të Xhafaj është një officer policie shumë i njohur.

Eni Vasili: “A ka mundësi të dalë kështu edhe ky audiopërgjim?”

Berisha:  “Ka problem këtu se dihet kush është ai Ermali, njëri është officer policie në Vlorë. Ka qenë në atë kohë oficer policie i njohur. Kurse i dyti është një person që i përket kësaj bote, e njeh e gjithë Vlora. E treta, kush ishte ky personi X, vinte nga Italia. Nuk ka falsifikim më të shëmtuar se ky që ka bërë Xhafaj, me këtë që ka bërë ky mund të strehohet në Shqipëri çdo terrorist i rrezikshëm në botë.  Fatmir Xhafaj është një nga njerëzit më pa karakter të këtij vendi.”

Aleksandër Çipa: “Këto janë detaje që ne s’mund t’i kundërshtojmë. Por ne duhet të mbetemi te ajo që ju artikuloni: Përdorët shprehjen e meritonte atë regjistrim…”

Berisha: “Kurrë një vend normal s’mund të emëronte ministër të Brendshëm, një person që ka vëlla një trafikant droge. Mjafton kjo. Dënimi përfundimtar i formës së prerë është në vitin 2012.:

Aleksandër Çipa: “Ju keni qenë në qeveri, nuk e dinit?”

Berisha: “Nuk e kam ditur, unë e kam denoncuar Xhafajn në vitin 2003-2004 se po ndërhyn. Në vitin 2012 nuk kam pasur dijeni se po zhvillohej gjyqi. Pala italiane e kërkon njëherë në territorin e vet, dhe kur nuk e gjet, angazhon Interpolin. Unë them që në Shqipëri ka një narko-shtet dhe jo një shtet. A ishte Agron Xhafaj aktiv në trafiqe apo jo, ne kishim me dhjetëra të dhëna, dhe kushdo”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY