DETAJET/Enkelejd Alibeaj tregon kur u krye përgjimi dhe kush është bashkëpunëtori X

DETAJET/Enkelejd Alibeaj tregon kur u krye përgjimi dhe kush është bashkëpunëtori X

224
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbardhur detaje të reja mbi regjistrimin audio të publikuar sot nga PD, ku sipas demokratëve, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, flet me trafikantët

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbardhur detaje të reja mbi regjistrimin audio të publikuar sot nga PD, ku sipas demokratëve, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, flet me trafikantët

Në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, deputeti Alibeaj deklaroi se përgjimi është bërë gjatë periudhës kur qeveris Fatmir Xhafaj, pra pasi ky i fundit ka marrë detyrën e ministrit të Brendshëm.

Ky përgjim çfarë periudhe daton?
Nuk është historia kur daton, daton në një periudhë kur qeveris Xhafaj, ku çdokush madje dhe një trafikant droge merr guximin të gjejë garanci për të bërë trafik, dhe këtë garanci e gjen te ministri Xhafaj.

Si e keni vërtetuar se ai që flet është Xhafaj?
Mënyra e vetme është për të analizuar faktet në një trajektore historike. Daton nga vendimi i gjykatës italiane, Casacioni, më 2012, që kishte për synim hetimin e një grupi kriminal, që vepronte në dy kontinente, ku në Shqipëri kishte bazën e tij të fortë. Këtu ishte i përfshirë dhe Agron Xhafaj, i cili në fund rezulton se është dënuar me mbi 7 vjet burg. I dënuari Agron Xhafaj nuk bën asnjë ditë burg. Vendimin e gjykatës italiane duhet ta ekzekutonte.

Kush është bashkëpunëtori ‘X’?
Nuk është garë besueshmërie midis asaj që themi dhe asaj që duhet të besojmë. Një person i dënuar për trafik droge, i ka bërë këto. Është një histori qeveritarësh dhe ministrash të Brendshëm të zhytur deri në grykë me trafiqe. Peshqit e mëdhenj bien vetë në rrjetë. Nuk është e rëndësishme kush e ka sjellë apo si e ka bërë, kjo ngjarje e vëllait të Xhafajt është reale.

Çfarë do dalë nesër?
Do ta dëgjosh nesër. Interesi publik është se si ka mundësi që Xhafaj qëndron ende në detyrë sot. Si mund të qëndrojë një ministër i Brendshëm ende në detyrë, me sy e faqe?

Kush ishte ministër kur doli vendimi i Casacionit?
Unë nuk kam qenë, por nuk ka rëndësi kush ka qenë. Grupi i Met Kananit kishte kërkuar sot të njëjtën akuzë si për Saimir Tahirin. Kur vëllai i Fatmir Xhafajt rri e shëtit i lirë, pse të tjerët të mos e mendojnë se duhet bërë kështu. Ministri i Brendshëm sot hesht, sepse nuk ka çfarë të thotë.

Ndryshimet në kodin e procedurës penale …
Hysi thoshte se ka dy rrugë: Ose të ekstradohet, duke ju marrë mendimi personit të kapur. Nëse i dënuari nuk ekstradohet, do të shkojë vendimi tek ai. Në këtë mes futet Fatmir Xhafaj dhe në seancë na rezultoi se në pr/ligj është futur një ndryshim, që thoshte: Nuk ekstradohet personi i dënuar në mungesë. Konventa thotë: Një person i dënuar në mungesë ekstradohet. Ky vend është kthyer në parajsë kriminale, të gjithë kriminelët e botës bashkohen këtu.

Pse nuk kërkoni hetim parlamentar?
Ne kemi kërkuar një hetim penal që duhet ta kryejë Prokuroria, sepse vepra për të cilën ne pretendojmë është ‘falsifikim i dokumenteve’.

Do kërkoni ta risillni nenin 491 siç ishte?
Ka dy rrugë, ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, por e di çfarë bëhet aty dhe kjo është vepër e Xhafajt dhe Ramës. Pra, ka hequr një nga mjetet kryesore për të hetuar. Prokurorinë e ka marrë shejtani, gjykatat nuk i kemi. Prokuroria ka rënë.

Do riktheheni në jetën parlamentare, pse e morët këtë vendim dhe strategjia juaj?
I është bërë funerali qeverisë jo mosbindjes civile. Ne si opozitë po bëjmë detyrën tonë. Ne nuk kemi ikur nga Parlamenti. Ajo që po bëjmë ne sot është se po japim kontribut për hapjen e negociatave.

Do ta shkarkojë Rama Xhafajn?
Ka shumë raste, si ai i Tahirit, siç bëri piruetin. Njëherë e shkarkoi, pastaj e mori në mbrojtje. Të gjithë këta i lidh vetëm një gjë: krimi dhe kokaina. Po të lëshojnë njërin, shkojnë të gjithë pas tij. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, zgjidhja e vetme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY