Numri i palestinezëve të vrarë në protestat e sotme në pjesën kufitare në Rripin e Gazës, ka shkuar në 52, ndërsa më shumë se 2400 janë të plagosur.
Mijëra palestinez kanë protestuar sot në Rripin e Gazës, kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, e cila ka njoftuar per numrin e viktimave, në mesin e të vdekurve janë gjashtë fëmijë nën moshën 18 vjeçare.
SHBA hapi sot ambasadën e saj të re në Jerusalem, i cili veprim është përshëndetur nga Izraeli, por është dënuar nga palestinezët që janë mbledhur në protesta masive.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/