EMRI/ Nxehet lushnjari, masakron me thikë 37-vjeçarin

EMRI/ Nxehet lushnjari, masakron me thikë 37-vjeçarin

105
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 54-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga ditën e sotme, pasi ka plagosur me thikë një bashkëqytetar.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes”.

Sipas policisë së qytetit, pas një sherri për motive të dobëta, 54-vjeçari Gimi Bodo ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës (thikë) A. B., 37 vjeç, banues në Lushnje. Mësohet se A. B., ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve jashtë rezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY