Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VETTING-u/ Gjyqtarja Manjola Xhaxho kalon provën, qëndron në sistem

14/05/2018
VETTING-u/ Gjyqtarja Manjola Xhaxho kalon provën, qëndron në sistem
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjyqtarja Manjola Xhaxho e kaloi Vetingun dhe e mori rikonfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pvarur i Kualifikimit. Vendimi u dha sot, më 14 maj 2018.

Trupa gjykuese e KPK, njoftoi gjatë seancës dëgjimore për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Manjola Xhaxho, njëkohësisht kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, se nuk i gjeti asaj probleme me pasurinë. Xhaxho po ashtu mori vlerësim pozitiv edhe nga institucionet ndihmëse, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe vlerësim profesional pozitiv.

Gjykatësja e cila, siç doli nga shqyrtimi jeton në një apartament 2+1, i cili ishte blerë prej saj në vitin 2000 dhe dhuruar prindërve në vitin 2011, u shpreh se ishte dakord me rezultatin e hetimit administrativ. “Jam dakord me gjetjet e KPK-së, nuk kam asnje objeksion. Sigurisht që kërkoj konfirmimin në detyrë”, tha ajo.

I vetmi problem i ngritur për Xhaxhon, e cila është prej 16 vjetësh gjykatëse në Tiranë, ishte mungesa e deklaratës së interesave personale në vitin 2006, por gjykatësja shpjegoi se gjatë atij viti kishte qenë me studime jashtë vendit.

KPK tha se nga hetmi administrativ rezultonte se subjekti nuk kishte pasuri tjetër dhe se deklarimet e gjykatëses ishin vërtetuar. Relacioni po ashtu vuri në dukje se ndaj Xhaxhos kishte pasur dy ankesa, hetimi i tyre nuk kishte gjetur shkelje.

Prej 16 vitesh gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, Manjola Xhaxho është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të saj për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Analiza aritmetike e pasurisë e bërë nga BIRN, gjeti se Xhaxho është ndër të pakëtat gjyqtare që ka shënuar zvogëlim të pasurisë së saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Tags: kpkmanjola xhaxhoVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.