Protestë në Torino kundër Kryeministrit Edi Rama, 5 të arrestuar

Protestë në Torino kundër Kryeministrit Edi Rama, 5 të arrestuar

444
0
Shares

Pesë të rinj shqiptarë janë arretsuar sot nga policia italiane pasi protestuan kudnër Kryeministrit Rama që ishte këtë mëngjes në Torino për të promovuar librin e tij në italisht ‘Kurbani’.

Gazeta e madhe italiane La Stampa shkruan: “Te rinjte mbanin pankarta ku tregonin ministrin e brendshem italian me vellain e Agron Xhafes, Fatzi Xhafa dhe poshte pankartes shkruhej se ai ishte i denuar 7 vite ne Itali per droge dhe “i lire fale kryeministrit Rama”!

Me poshte artikulli i La Stampa:

Pesë të rinj shqiptarë janë ndaluar dhe identifikuar nga Digos ( Divisione Investigazioni Generali e Operazioni Speciali ) pasi protestuan këtë mëngjes, e diel, 13 Maj ndaj Kryeministrit te Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i ftuar në Panairin e Librit për prezantimin e librit të tij “Kurban”. Incidenti ndodhi brenda Sallës Blu ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje A4 me një pamje që tregonte një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës. Me një shenim poshte qe i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vjet për trafikun e drogës të dhene nga një gjykatë italiane per vëllain e ministrit të brendshëm shqiptar, Xhafa. Sipas protestuesve ai është “i lirë falë Kryeministrit Rama”.

Prezantimi i librit nga Rama u kurua nga qendra italiane e kulturës shqiptare, me pjesëmarrjen e Vittorio Sgarbi. Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta. “Ata nuk janë aktivistë, por protestues që ndjekin pothuajse kudo Kryeministrin, duke ngritur pyetje të pabazuara. Agjentët e Digos menjëherë i bllokuan ato dhe u larguan nga salla.

Protesta është përshëndetur sot nga ish-kryeministri Berisha i cili shpreh nderim për të rinjtë që u përfshinë.

“Nderim te veçante protestuesve te guximshem. Thirrje miqesore autoriteteve italiane te lirojne te rinjte sepse ata protestuan kunder zevendesimitv ne Shqiperi te shtetit ligjor me narkoshtetin nga Noriega i Shqiperise!”, komenton Berisha.

Por kryeministri Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për protestën ndërsa postoi pak kohë më parë një koment rreth promovimit.

“Një surprizë e këndshme pjesëmarrja në Sallën Blu të Panairit të Librit në Torino, ku së bashku me të papërsëritshmin Vitorio Sgarbi, prezantuam botimin italisht të “Kurbanit” – Faleminderit Arlinda Dudajt për përkushtimin, Ada Prizrenit për përkthimin dhe Daria Bignardi-t, për parathënien, tre gra të veçanta pa të cilat libri nuk do kishte rënë dot në dorën e lexuesve italianë”, komenton Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY