DETAJE/ Rëndohet pozita e Fatmir Xhafajt – Ai dhe i vëllai subjekte...

DETAJE/ Rëndohet pozita e Fatmir Xhafajt – Ai dhe i vëllai subjekte të ligjit Antimafia

182
2
Shares

Ligji Antimafia parashikon që duhet të verifikohet pasuria e Fatmir Xhafajt dhe të vëllait të tij. Ndërsa pretendohet nga Prokuroria e krimeve të rënda se po hetohet vetëm i vëllai i tij, në fakt ligji kërkon që edhe vetë Fatmir Xhafaj duhet të verifikohet.

Çfarë thotë ligji…?!

Neni tre i ligjit të ri, në pikën b të pikës dy përcakton se…

“Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë indirekte nga:

  1. a) personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi) të subjekteve të pikës 1 të këtij neni për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta;
  2. b) personave fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, a janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni.
  3. c) Të dhënat e mjaftueshme që pasuritë ose veprimtaritë e personit fizik ose juridik zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë indirekte, nga personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni, nxirren:

i- nga marrëdhënia ndërmjet personit fizik dhe juridik me personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni;

ii- nga fakti që personi fizik ose juridik ka pasuri ose të ardhura që nuk përputhen dukshëm me nivelin e të ardhurave, fitimeve ose veprimtarive të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre;

iii- nga rrethana të tjera të dobishme”.

Pra, është e qartë se sipas këtij parashikimi ligjor, rëndohet situata e ministrit Xhafaj sepse bashkë me vëllanë, janë subjekte të ligjit Antimafia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY