Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e A. B., 26 vjeç, T. B., 24 vjeç, K. B., 19 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, pasi për motive të dobëta, në një servis automjetesh në Laç, Vau i Dejës, kanë plagosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin, Ermir Simoni, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” e “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78-22 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/