PD, sikurse kishte paralajmëruar, ka denoncuar sot, një skandal, me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Afron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, megjithëse i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat e Italisë për trafik, droge, gëzon lirinë, që prej 5 vjetësh, falë mbrojtjes që i bënë vëllai i tij, aktualisht ministër i Brendshëm.
PD ka publikuar dosjen e plotë të dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge.
“Fatmir Xhafaj gënjen dhe është në dijeni të vëllait të tij, që Agron Xhafaj është i dënuar në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë, duke jetuar i lirë nga viti 2013 e më pas, kur vëllai i tij ishte i fuqishëm.
Faktet e provat e dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, ja ku i keni.
Me vendimin 2002 në shtator të vitit 2012, Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 7 vite burg.
Agron Xhafaj është dënuar për trafik droge”, thanë gjatë konferencës së shtypit deputeti Enkelejd Alibeja dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.
Sipas deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, Fatmir Xhafaj i ka siguruar paprekshmërinë vëllait të tij, edhe pse është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë.
Partia Demokratike publikon vendimin e dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Denoncimi i PD: Fatmir Xhafaj mbron vëllain e dënuar për trafik droge në Itali. Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari në Grupin Palrlamentar të PD-së për çështje ligjore Gazmend Bardhi deklaratë për shtyp.
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mercredi 9 mai 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
Sa here ju vjen veza kryq ktyre fillojn refrenin.
Ore me sa di une pergjegjesia penale eshte individuale.