Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ne një postim në FB në lidhje grabitjen e rëndë që ndodhi sot në mesditë të dokumenteve të Prokurorisë së Durrësit. Berisha shprehet se” korrieri u vodh nga kriminelët e qeverisë në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit.” Sipas ish-kryeministrit ky është një bashkëpunim mes bandave të partisë, narkopolicisë dhe narkoprokurorisë.
Ja postimi i plotë:
“Operacioni “forca e krimit” godet sërish! Kriminelët e narkoqeverisë vodhën sot postën e prokurorisë në Durrës.
Bashkëpunim i shkëlqyer midis bandave të partisë, narkopolicisë dhe narkoprokurorisë me në krye Noriegen.
Ata ndoqën shembullin e narkopolicëve që vodhen 13 dokumenta top sekret në kasafortën me sekrete të narkoministrisë për të përshëndetur ardhjen e Xhafës në krye te saj. Narkohajnat javën e ardhshme ngrihen në detyrë!”, shkruan Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/