Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin e cila ndodhet në Shkodër në kuadër të ditës së Europës i ka dhënë përgjigje pyetjes së një studenteje shkodrane.
Kjo e fundit iu drejtua ambasadores me fjalët: Ju thatë dje se shqiptarët e meritojnë Europën, por a meritojnë shqiptarët të kenë një qeveri që udhëhiqet nga banda kriminale?
Në përgjigje të pyetjes Vlahutin u shpreh se ajo ndodhej prej 5 vitesh në Shqipëri dhe i ka ndjekur së bashku me kolegët zgjedhjet, por shtoi se është populli shqiptar ai që zgjedh qeveritë.
“Unë jetoj këtu prej 5 vitesh dhe kam ndjekur së bashku me koleget zgjedhjet. Populli shqiptar zgjedh qeveritë”, tha ajo.
Ambasadorja e BE-së u shpreh se populli duhet ti shtyjë të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi.
‘Dhe ju duhet ti shtyni të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Romana Vlahutin.
Studentja shkodrane perballe Vlahutin
Studentja shkodrane perballe Vlahutin: Ju theksuat se shqiptaret jane europiane, por a do te ishte me vend qe ju si perfaqesues te BE te thuani se shqiptaret qeverisen nga kriminel ? Pergjigjia e Vlahutin: Ju, Shqiptaret diten e zgjedhjeve, keni ne duar se ke te votoni. Ata jane perfaqesuesit tuaj. Vota juaj eshte me e forte se gjithcka
Publiée par TV1 Channel – Shkodër sur lundi 7 mai 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/