Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka marrë vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtares Shpresa Becaj. Ajo ka fituar betejën ligjore me KLD-në dhe ka arritur të marrë postin e gjyqtares në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Më parë ajo mbante postin e kryetares së Gjykatës së Lartë.
Në detyrë është kthyer edhe gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila ishte pezulluar. Ndërkohë, probleme paraqiten edhe në Gjykatën e Apelit Administrativ. Mësohet se KLD ka shpallur vende vakante në gjykatat e rretheve; Krujë, Kavajë, dhe Lushnjë.
Shpresa Beçaj kishte paditur KLD-në në vitin 2013, pasi i kishte mbaruar mandati si kryetare e Gjykatës së Lartë. Beçaj i kishte kërkuar KLD të emërohej gjyqtare pranë Apelit të Tiranës, por kërkesa e saj nuk ishte marrë parasysh dhe për këtë gjyqtarja kishte ngritur një padi ndaj KLD në Gjykatën Administrative.
Objekti i padisë së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë ndaj KLD-së është detyrimi i kësaj të fundit ta rehabilitojë Beçaj në statusin e saj si gjyqtare karriere dhe të nxjerrë aktin e emërimit të saj si gjyqtare e Apelit Tiranë.
Po ashtu, Shpresa Beçaj ka kërkuar shpërblimin e dëmit në vlerën 8.061.624 lekë, duke shtuar edhe dëmin progresiv të çdo dite deri në ekzekutimin e vendimit. Lidhur me këto kërkesa, Apeli i Administratives i ka dhënë disa të drejta gjyqtares Beçaj. Në bazë të vendimit Beçaj do të përfitojë 42 paga mujore si gjyqtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/