Dritan Zagani merr kërcënimin serioz nga Tirana

Dritan Zagani merr kërcënimin serioz nga Tirana

230
0
Shares

Ish oficeri i antidrogës është kërcënuar indirekt me vrasje fill pas intervistës që dha në news 24 ku deklaroi se ishte gati të dëshmonte kundër Saimir Tahirit në komisionin hetimor parlamentar dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Përmes një psotimi në rrjetet sociale Dritan Zagani ka replikuar me një shkrim publikuar në një portal, për të cilit thotë se financohet nga Tahiri, dhe ku shkruhej se Berisha dhe Basha janë të interesuar për vrasjen e Zaganit.

Ne jeten time fale profesionit tim te policit me ka qelluar te njihem me shume njerez ordiner, edhe nga ata me plotkuptimin e fjales “llum”…por me llum se kete pseudo porthal dhe nje fare Gjergji qe e drejton kete palo-media, nuk me ka rastis te shoh te tille askund….!
Une gjithsesi do ta mirekuptoj kete ditezi qe vjell gjithcka nga barku i tije, sepse ska si ben ndryshe nje qen qe e ka ushqyer Saja nuk mundet kurrsesi te vjelle me mire se kjo….qe edhe e ndjen se po i iken kocka pasi tutori i tije te perfundoje ku e ka vendin para drejtesise….!

Ps…nje dite do takohemi para drejtesise dhe ligjit me keta palaco, pasi e verteta dhe ligji, sado te neperkembem nga ky llume qe kane mbeshtetjen e pusht pushtetit sot, nje dite te bukur do te triumfojne mbi ta…!”, deklaron Zagani në postimin e tij.

Shkrimi i publikuar tek pamfleti.com me titullin: “Berisha e Basha kërkojnë eleminimin e Dritan Zaganit, ishte pikë kontakti i trafikimit të drogës së Lazaratit në Itali. Në fillim e shpërblyen me prona e pallate”, shkruhet ndër të tjera se Zaganit i kanë rënë alibitë për azil politik pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri. Në vijim në shkrim aludohet se ai ka nxjerrë një tjetër arsye për azil.

“Nëse deri më tani kërkesat e tij për azil ka qënë e motivuar me faktin se ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ende i fuqishëm pasi është deputet dhe mbështetet nga Rama, tashmë që pas dorëzimit të mandatit nga Tahiri kjo alibi ka rënë, organet ligjzbatuese në Zvicër janë shumë të çuditura në këmbënguljen e Dritan Zaganit për azil politik.

Por gjithçka është zbuluar jo vetëm nga vetë Dritan Zagani që i ka dhënë drejtim tjetër frikës së tij, por nga organet ligjzbatuese zvicerane.

Mësohet se Zagani ka shfaqur frikën e një eleminimi fizik nëse kthehet në Shqipëri dhe një hakmarrjeje nga grupet e drogës në këtë vend.

Por që në daljen publike ka thënë se ka frikë nga qeverisja aktuale se do të hakmerret për deklaratat e forta që ka bërë kundër trafikut të drogës, kundër ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

Këto akuza Zagani është munduar t’i veshë dhe me nocione politike, duke hyrë dhe në përqasje dhe analiza politike, të pagjasa dhe të papërshtatshme për një oficer dhe shef antidroge në “portën” kryesore të trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, që është Vlora.

Por mësohet se e vërteta e kulluar është se Dritan Zagani, ish kreu i antidrogës së Vlorës ka frikë nga Berisha dhe Basha se mund ta eleminojnë për t’i mbyllur gojën”, thuhet në shkrim.

Kjo është hera e parë që Zagani merr sinjale të drejtëpërdrejta eleminimi nga njerëz të interesuar për të zhdukur dëshmitë e tij, edhe pse një sinjal i tillë është mjaft i kamufluar por i zbardhur shumë shpejt prej vetë Zaganit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY