Kryeministri Edi Rama dhe gjithë çka ai ka pas vetes, mund të pretendojnë, akuzojnë e amplifikojnë (mos)çeljen e negociatave, ku sipas rastit meritat i merr vetë dhe përgjegjësitë ia lë opozitës.
Edi Rama mund të “përjashtojë” arrestimin e Saimir Tahirit si kusht për çeljen e negociatave, duke mos dashur të kuptojë ato që ia thanë gjermanisht në Berlin, pse ai i paskësh dëgjuar edhe shqip në Shqipëri.
Ky kusht, (mos)arrestimi i Saimir Tahirit, apo kushte e të tjera, të artikuluara, jo vetëm në shqip apo gjermanisht, por edhe në frëngjisht e holandisht, mund të mohohen nga Edi Rama, i ndërgjegjshëm edhe pse negociatat nuk do të çelen në qershor, por kjo foto, e shkrepur sot në hyrje të varrezave të dëshmorëve dhe ato pamje që po bëjnë xhiro në portale për përleshje mes mbështetësve të Enver Hoxhës dhe jo mbështetësve të tij, nuk duket se janë “plotësime kushtesh” nga kryeministri shqiptar, për të merituar çeljen e negociatave me BE-në. Me këtë foto, Edi Rama mund të rihyjë në Traktatin e Vrashavës, por kjo foto nuk është “pasaportë” për hyrjen e Shqipërisë në BE. DRONI.al
https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1690943447621272/





