Një shtetas 38-vjeçar kosovar, të enjten është shpallur fajtor nga Gjykata penale e Vjenës, për veprën penale “vrasje”. Në muajin gusht të vitit të kaluar, ai ka vrarë një pronar serb të restorantit në lagjen Ottakring. Kosovari u dënua me 20 vite burg, por vendimi ende nuk është i plotfuqishëm.
Nga mesi i muajit mars, i pandehuri ishte mbrojtur me pretekstin se ka reaguar në vetmbrojtje, pasi e kishin sulmuar dy persona. Nga frika e tyre, ai kishte goditur me thikë. Herën e fundit, kosovari ka pohuar se ngjarja i ishte kurdisur nga kamarierja e restorantit me të cilën ka pasur një lidhje disa muajshe.
Mirëpo, Prokuroria nuk e pranoi versionin e tij për vetëmbrojtje. Kosovari e kishte goditur serbin Perica G. me një thikë me teh nëntë cenimetra të gjatë, duke e qëlluar dy herë në zemër.
“Kur dikush e godet zemrën, ai vetëm ka për qëllim tëvrasë”, ka argumentuar kërkesën e saj prokuroja.
Gjatë kësaj ishte plagosur edhe një dëshmitar tjetër, i cili i kishte dalë në ndihmë viktimës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/