Dështon gjyqi për grabitjen e bankës, gjykata nuk kopjon dot një DVD

Dështon gjyqi për grabitjen e bankës, gjykata nuk kopjon dot një DVD

141
0
Shares

Pamundësia teknike e Gjykatës Penale të kryeqytetit për të dubluar një DVD të paraqitur si provë nga Prokuroria u bë shkak për dështimin e një seance. Procesi i përkiste të pandehurve Roland Liti dhe Alan Babameto, të akuzuar për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Të mërkurën, prokurori i çështjes, Julian Zonja, vuri në dispozicion të gjykatës dy aparatet telefonike të të pandehurve bashkë me DVD-të ku ishte hedhur përmbajtja e nxjerrë pas këqyrjes së telefonëve, komunikimet e bëra me SMS, komunikimet në aplikacione, fotografitë, apo vendndodhejet e herë pas hershme.

Kjo provë shoqëronte akt-ekspertimet teknike, të cilit i ishin nënshtruar aparatet telefonike, të paraqitura me herët në proces. Një kopje e DVD-ve u kërkua edhe avokatët, por këtu sharra ngeci në gozhdë.

Kryesuesi i kërkoi përfaqësuesit të akuzës të realizojë kopjimin, me qëllim vendosjen e tyre edhe në dispozicion të avokatëve. Prokurori kërkoi që veprimi të kryehej nga gjykata, por trupi gjykues bëri me dije se institucioni e kishte të pamundur ta realizonte këtë proces.

Për t’i dhënë kohë prokurorisë, gjykata ndërpreu gjyqin dhe caktoi seancën e radhës në 9 Maj. Ngjarja për të cilën akuzohen Liti dhe Babameto është shënuar në 8 Gushtin e vitit 2016. Ata dyshohet të jenë autorët e vjedhjes së gati 20 milionë lekëve, pasi depërtuan në bankë përmes një tuneli në murin anësor të dhomës kasafortës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY