Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Sekuestrimi i një ton kokaine në Spanjë hetimet shtrihen edhe në Shqipëri

02/05/2018
VIDEO/ Shkatërrohet grupi mafioz i shqiptarëve në Spanjë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas arrestimit të Julian Deblinit dhe Dritan Gradicës dy baronëve shqiptarë të kapur me 1 ton kokainë në Madrid të Spanjës , Policia e Shtetit në Shqipëri nis hetimet. Një burim policor i tha Report TV se autoritetet spanjolle kanë kërkuar të kryhen hetime paralele edhe në Shqipëri për të mësuar më shumë se çfarë përfaqësojnë Deblini dhe Gradica si dhe për bashkëpunëtorët e mundshëm.

Për momentin dihen pak detaje për Julian Deblinin dhe Dritan Gradicën me origjinë nga Hasi dhe Tropoja. Rezulton se ata nuk kanë patur më parë dënime kriminale në Shqipëri apo biznese të regjistruar me emrat e tyre. “Policia shqiptare ka qenë në dijeni të operacionit pasi oficeri shqiptarë i ndërlidhjes në Europol ishte pjesë e operacionit koordinuar nga policia europianë në bashkëpunim me atë spanjolle dhe DEA-n” tha burimi policor.

Siç shihet edhe nga pamjet e operacionit publikuar nga policia spanjolle, Julian Deblini dhe Dritan Gradica arrestohen në ambientet e jashtme të një hoteli nga oficerët e antidrogës veshur civil.

Hetime janë duke u zhvilluar edhe në Kolumbi të cilat udhëhiqen nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të zbuluar se si dy shqiptarët kishin arritur të kryenin transportin e kokainës përmes avionëve charter.

Policia spanjolle dhe Europol që arrestuan këtë grup kriminal besojnë se Julian Deblini dhe Dritan Gradica kishin mundur të rekrutonin për llogari të tyre zyrtarë dhe punonjës të një aeroporti në Kolumbi për tja lehtësuar kalimin e kokainës. Po ashtu hetimet intensive synojnë të zbulojnë personat të cilin me valixhe të mbushura me kokainë hynin në aeroport e më pas i drejtoheshin avionëve charter drejt Spanjës.

I gjithë operacioni për arrestimin e këtij grupi kriminal është drejtuar nga Njësia Speciale kundra narkotikëve pranë prokurorisë së Spanjës me bashkëpunimin ndërkombëtar të DEAs amerikane. Ndërsa EUROPOL pati rol koordinues.

Ndërhyrja finale për arrestimin e bosëve shqiptarë të këtij grupi erdhi momentin kur ata mbërritën në një hotel në Madrid duke mundësuar kapjen e 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro gati për transportuar si pagesë për kartelin kolumbian.

Tags: hetimekokaineSHQIPERIspanje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.