DETAJE/ Vrasja në Kamëz, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të përcaktuar autorin

DETAJE/ Vrasja në Kamëz, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të përcaktuar autorin

125
0
Shares

Arma e vrasjes së Agim Bucit, gjatë tentativës së grabitjes së tij në Kamëz, nuk është gjetur ende dhe kjo vështirëson së tepërmi punën e prokurorisë për dërgimin e dosjes në Gjykatë.

Organi i akuzës bën me dije se është ndërprerë kërkimi pistoletës “TT model 56 “në Lumin e Tërkuzës, pasi dyshimet janë se arma ndodhet në një vend tjetër dhe ajo aty ku pretendojnë, Vladimir Kurti dhe personi tjetër i prangosur Ruzhdi Hode.

Por kontrollet këto dy ditët e fundit janë përqëndruar kryesisht në banesat e të afërmve të personave të arrestuar, pasi nuk përjashtohet mundësia që arma mund të jetë fshehur edhe te miqtë e Kurtit e Hodes.

Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se, pavarësisht se pistoleta nuk është gjendur, ka prova të mjaftueshme që implikojnë dy të rinjtë në krimin e rëndë të kryer mbëmjen e 25 Prillit në biznesin e familjes Buci.

Të njëjtat burime pohojnë se, barra më e madhe e provës do të jetë ekspertimi i pamjeve të sigurisë të sekuestruara si brenda biznesit ashtu edhe jashtë tij. Nga ato pamje mund të identifikohen se cili nga dy të rinjtë ka qëlluar me armë në drejtim të Agim Bucit.

Ndërkohë prokuroria është në pritje edhe të analizave kimike për mbetje të faktorëve te qitjes në duart e dy personave të prangosur. Kjo do të jepte një përshkrim më të plotë dhe të përcaktonte se kush ishte personi qëlloi për vdekje në drejtim të 52-vjeçarit. Nga ana tjetër, si Kurti dhe Hode kanë pranuar grabitjen por asnjëri prej tyre nuk kanë marre aturorësinë e vrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY