I biri vjen nga Italia për ta kërkuar, merr vesh në spital...

I biri vjen nga Italia për ta kërkuar, merr vesh në spital lajmin tragjik: Babai kishte dy javë…

175
0
Shares

Nje burre banues ne qytetin e Durresit kishte dy jave qe ishte zhdukur nga shtepia dhe familja nuk kishte arritur te gjente gjurme te tij.

Por vetem kur ai ka nderruar jete, pas dy javesh i vetmuar ne spital pas aksidentit ku ishte perfshire, eshte marre vesh lajmi nga familja se ai ishte ne spital.

Ngjarja tronditese ka ndodhur per familjen Rexhepi, banore e lagjes nr.14 në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

I ndjeri eshte Selim Rexhepi, 58 vjeç, nga Dibra, baba i 6 fëmijëve. Prej 16 prillit, ai rezulton i humbur për familjarët, por ata nuk kishin bërë denoncim në polici.

 

Te marten, pasi ata kanë parë lajmin për një person që ka humbur jetën në spitalin e Durrësit rreth 2 javë pasi ishte aksidentuar, janë lidhur me policinë dhe janë paraqitur në morgun e spitalit për të identifikuar viktimën.

Ketu ata kanë konstatuar se bëhej fjalë për familjarin e tyre. Selim Rexhepi është identifikuar në morgun e spitalit të Durrësit nga i biri, mbrëmjen e te martes.

I biri e ka kërkuar të atin përmes faqeve te ndryshme në internet si dhe ka pyetur herë pas here tek spitali i Durrësit por nuk i kanë dhënë asnjë lloj informacioni. Para 4 ditësh, ai është kthyer në Shqipëri, pasi jeton jashtë shtetit dhe ditën e marte iu desh të përballej me lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të babait të tij.

Që nga dita e aksidentit, 58-vjeçari ishte i shtruar në spitalin e Durrësit, por ai nuk ishte identifikuar ende.

Në njoftimin e saj për shtyp, policia e Durrësit bënte të ditur se “në vijim të njoftimit të datës 16.04.2018 , më datë 30.04.2018, rreth orës 05:00 ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, një shtetas i paidentifikuar akoma, trupi i të cilit ndodhet në morgun e Spitalit të Durrësit, i cili është aksidentuar në datë 16.04.2018, në fshatin Shënavlash, Durrës, nga një mjet me drejtues shtetasin M.D., i arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY