Vlorë, i biri i dënuar për trafik droge në Itali, babait i...

Vlorë, i biri i dënuar për trafik droge në Itali, babait i vendosin tritol në banesën e tij në Shqipëri

195
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shpërthimi  fuqishëm ndodhi gjatë natës së kaluar në Vlorë. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit G. Ç., nga Vlora.

Ndërkohë dalin detaje te reja për shpërthimin e ndodhur në afërsi të bashkië së Vlorës në banesën e shtetasit G. Ç., 69-vjeçar. I biri i tij E. Ç., është i dënuar për trafik droge në Itali dhe policia siç duket po heton në këtë pistë për të mundësuar edhe zbardhjen e  ngjarjes dhe ndalimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit që tronditi qytetin bregdetar gjatë natës së kaluar.

Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhet se, “Më datë 02. 05. 2018, rreth orës 03:30, në lagjen ‘15 Tetori’, pranë portës së banesës së shtetasit G. Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY