Deputeti i PD-së reagon për Asamblenë e PS-së: E gjithë ajo që...

Deputeti i PD-së reagon për Asamblenë e PS-së: E gjithë ajo që u pa dhe dëgjua, një shfaqje e shëmtuar

156
0
Shares

Pas fjales se kryeministrit Rama sot ne Asamblene Kombetare te PS-se, vjen reagimi i pare nga PD-ja. Deputeti demokrat Tritan Shehu e gjithe ajo qe u pa dhe degjua ishte vetem nje shfaqje e shemtuar dhe asgje konkrete per ‘rrokullimen ku po shkon shendetesia dhe vendi’.

Reagimi i Tritan Shehut

O tempora, o mores!
Mbasi degjova fjalen e Kryeministrit sot ne Asamblene e PS per Qeverisjen, krejt aktuale me tingelloi mua kjo thirrje e deshperuar e dikureshme e Ciceronit!!
Te dashur miq, e degjuat cfare tha e projektoi Z. Rama sot edhe per shendetesine tone!?
A kuptuat ndonje mesazh, ide apo konkluzion nga e gjithe ajo “cfaqje”?
Edhe nje “bejte” e kenduar diku mbas mesit te nates do te shprehte me teper.
Foli per “thika te ndryshkura qe canin barkun e pacienteve”, foli per “mjeke e personel mjekesor, qe kishte gjetur pese vite me pare ne spitale, te ngjashem keta me keqberes ordinere” etj.
Por nuk tha asnje fjale per gjendjen katastrofale te sotme, per strategji e koncepte zhvilluese, as per “shendetesine falas”!
Ne fakt ne terresi nuk tha asgje te tille.
Dhe kjo besoj se ju ben te kuptoni shterpesine e kesaj qeverisje, pa perspektiven e vendit me kete Kryeminister, rrukullimen ku po shkojme me shpejtesi keshtu.
Cfare fatkeqesie qe duhet perballuar kjo, per kete popull!
O tempora, o mores!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY