Rama ndal “përroin psikik” të Spiropalit dhe “e bën për ujë të...

Rama ndal “përroin psikik” të Spiropalit dhe “e bën për ujë të ftohtë”: Unë prisja nga Elisa emra…

391
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare jo vetëm ndaj opozitës por edhe ndaj vetë deputetëve të PS-së. Një kritikë kryeministri e ka drejtuar ndaj koordinatores për bashkëqeverisjen Elisa Spiropalli.

Ai tha se priste që ajo të fliste për gjërat për të cilat është zgjedhur dhe madje të thoshte se cilët kryetarë partie në rrethe duhen shkarkuar.

“Unë prisja nga Spiropali që të thoshte gjërat për të cilat që është zgjedhur. Dhe prisja nga Spiropali se cilët kryetarë partie duhen shkarkuar sot jo nesër për faktin që nuk duan t’ia dinë fare bashkëqeverisjen, me një instrument konkret ta vënë në dispozicion të gjithë njerëzve që rrinë rrugëve për të kapur miq, shok për të marrë një hipotekë. Si mundet që pas 6 muajsh të kemi bashki ku kryetarët e bashkisë se kanë marrë ende vesh se çfarë duhet të bëjnë. Deputetët nuk janë zyra puna, nuk janë në përgjegjësinë që të marrin çdo njeri që ka nevojë për punë ta çojnë në punë dhe ti zgjidhin problemet. Deputetëve duhet t’u jepet mundësia që të kenë pikën e referimit ku të drejtojnë njerëzit”, tha Rama.

Duke vijuar me punën e koordinatores, kryeministri theksoi: “Kryetaret ku janë, nuk u kanë dhënë detyrën të merren me punësime, ka që e bëjmë duhen hequr, nuk u ka dhënë njeri detyrën të bëjnë ndërmjetësime, për të rregulluar tërë farefisin, duhen shkarkuar se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe dhe nuk u duhet se ca thotë Rama në televizor. Njerëzve nuk u duhet çfarë thotë Rama në televizor apo çfarë thotë ministri për rritjen ekonomike. Elisa nuk e bëri këtë, sepse nuk e ka bërë detyrën si duhet dhe unë shpresoj që ta bëjë”.

Reagimi i Ramës erdhi pas fjalimit të Elisa Spiropalit, nw mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, e cila e para në radhë me rastin e hapjes së punimeve, ajo nuk foli  dot për asnjë “arritje” por vetëm  lëshoi një përrua psikik, plot sulme dhe denigrime kundër opozitës.

Dukej sikur kishte rrëmbyer “shpatën” e shefit të saj të madh Rama, që ajo kujton se është Skënderbeu, dhe e vringëlliu fort për të bërë copë-copë opozitën e cila sipas saj, qenka fajtorja e vetme se përse Gjermania dhe shumë vende të tjera të BE-së tashmë ja kanë pirë lëngun mashtrimeve të Rilindjes.

“Shejtan, budallenj”, ishin kryefjalët e fjalimit të Spiropalit kundër opozitës.

“Shihni ç’punojnë kundërshtarët tanë. I janë vënë Shqipërisë me bukë në trastë e përgojojnë në çdo derë vendimmarrësi europian dhe dëgjojnë jehonën  e bataresë së tyre. Gëzojnë si shejtani budalla kur lexojnë apo prodhojnë lajme për refuzime, kundërshtime, refuzime të statusit. Shpërndajnë tituj, mbushin portale dhe bllokojnë banaqe e foltore sepse vizioni i tyre është çadra dhe mjeti i tyre është çizmja. I kanë dhënë shenjat se nuk kanë aspak ndërmend të ndryshojnë strategji. Përballë kësaj mësymje kemi vetëm një aleat bashkëqeverisje në çdo cep të territorit”, tha mes të tjerave zengjinia e re e Rilindjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY