Rama në Asamble largon përgjegjësinë nga vetja, “pret me shpatë” majtas e...

Rama në Asamble largon përgjegjësinë nga vetja, “pret me shpatë” majtas e djathtas

108
0
Shares

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, Edi Rama ka larguar çdo përgjegjësi nga vetja. Me “shpatën” e tij, ai ka prerë djathtas e majtas, duke sharë opozitën (djathtas) dhe duke kërcënuar ministra e  deputetë  të PS (majtas). Me kaq e nxori veten “të larë”…

Rama  tha midis të tjerave, se puna e qeverisë është më e vështirë sepse vendi nuk ka opozitë, por një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që nuk sfidojnë me intelekt, por fizikisht.

“Opinionit publik mund t’i krijohet përshtypja duke na dëgjuar se të gjitha gjërat janë në rregull. Por jo, të gjitha gjërat nuk janë në rregull. Kemi bërë shumë dhe faktikisht i jemi përgjigjur me punët e bëra objektivave që kemi vendosur për këtë periudhë.

Jetojmë në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë. S’kemi opozitë, është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë por e bën më të vështirë.

Një opozitë që nuk të sfidon në intelekt por që të sfidon fizikisht është një hata e madhe për sa i përket nevojë që ka çdo qeveri të jetë e sfiduar në intelekt. Ndërkohë që ne jemi zgjedhur për të çuar përpara alternativa, gjendemi në kushtet kur duhet të përfshihemi në një sport që s’ka lidhje me politikën, por që as nuk njihen nga Federatat Ndërkombëtare.

Një opozitë që ka në program të vetin shpifjen e sharjen është e rrezikshme për ne, jo për rezultatin e zgjedhjeve por për fuqinë tonë për t’u motivuar dhe bërë më të mirën”, “preu” me “shpatën” e tij djathtas, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama, pasi “mbaroi punë” me sulmet dhe denigrimet ndaj opozitës ka paralajmëruar, edhe një furtunë brenda radhëve të tij.

Pasi kërkoi që i gjithë zinxhiri drejtues i Rilindjes të zbresë në bazë dhe të funksionojë sikur zgjedhjet  e ardhshme të zhvilloheshin në muajin qershor, ai deklaroi se do të bëhet një analizë në përfundim të së cilës, do të ketë ndryshime mes radhëve të ministrave, largime në kryesinë e Partisë Socialiste dhe mes kryetarëve të degëve në rrethe.

“Çfarë ndryshimesh në qeveri në shtator duhet të ndryshojmë, cilat ministra, ministri apo sektor nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregoj shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin. Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë”, tha kryeministri.

Duket se Rama ka gati një plan të ri “vetë reformimi” për të larguar vëmendjen nga dështimi për integrimin, problemet e rënda të korrupsionit në qeverisjen e tij, implikimin me krimin e organizuar dhe situatës së rënduar ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY