Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KRITERET & DOKUMENTET/ Vetting-u në Polici, 20 vende vakante në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariat

27/04/2018
KRITERET & DOKUMENTET/ Vetting-u në Polici, 20 vende vakante në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bordi i përzgjedhjes së Komisionit të Jashtëm të Vetingut në Polici, Gardë dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme ka zhvilluar mbledhjen e konstituimit, në zbatim të ligjit. Vendimi i parë i Bordit ishte shpallja e vendeve të lira për 5 anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe 15 anëtarëve të Sekretariatit Teknik.

Afati për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara për personat e interesuar për t’u bërë pjesë e Komisionit është 15 ditë nga shpallja. Bordi i Përzgjedhjes rezervon të drejtën për të kryer verifikimin e të dhënave të deklaruara nga kandidatët në aplikimin e kryer. Më poshtë gjeni kriteret për kandidatët, dokumentacioni i kërkuar dhe formulari i vetëdeklarimit për ta.

VENDIM PËR SHPALLJEN E VENDEVE TË LIRA PËR ANËTARË TË  KOMISIONIT TË JASHTËM TË VLERËSIMIT DHE ANËTARË TË  SEKRETARIATIT TEKNIK

Në mbështetje të pikës 1 të nenit 11 dhe pikës 3 të nenit 12, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, Bordi i Përzgjedhjes 

Shpall konkurimin e hapur për pesë vende të lira për anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Mund të aplikojë kandidati që:

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare;

b) ka eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet në profesion;

c) nuk ka ushtruar funksione politike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 3 viteve të fundit;

ç) ndaj tij nuk është nisur një hetim penal dhe ai nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo të një kundërvajtjeje penale me dashje;

d) nuk ka qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;

dh) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila nuk është parashkruar, sipas legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës, në momentin e aplikimit;

e) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

ë) është nën moshën 65 vjeç

Gjithashtu, në kërkesë kandidati për vendet e lira për anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit duhet të deklarojë se, plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 10, pika 1, gërma “c”, “dh” dhe “e” të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”.

Pesëmbëdhjetë (15) vende të lira për anëtarë të Sekretariatit teknik pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Mund të aplikojë kandidati që:

ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, ekonomi, financë, matematikë ose shkenca sociale ose të barasvlershme me to, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë;
ka eksperiencë pune jo më pak 5 vjet;
ndaj tij nuk është nisur një hetim penal dhe ai nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo të një kundërvajtjeje penale me dashje;
ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila nuk është parashkruar, sipas legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës, në momentin e aplikimit.

Dokumentacioni shoqërues

Kandidatët për vendet e lira më sipër, së bashku me kërkesën duhet të depozitojnë dokumentet e mëposhtme:

jetëshkrimin profesional, që përmban detajet e arsimimit, të punësimit dhe eksperiencave të tjera studimore, profesionale dhe personale, të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
kopje të dokumentit të identitetit;
formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, në kërkesë kandidati për vendet e lira për anëtarë të Sekretariatit Teknik pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit duhet të deklarojë se, plotëson kriterin e përcaktuar në nenin 12, pika 1, gërma “ç”, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”.

Afati për paraqitjen e aplikimeve dhe dokumentacionit shoqërues

Në zbatim të pikës 2 të nenit 11, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, afati për paraqitjen e aplikimeve dhe dokumentacionit shoqërues është 15 ditë nga publikimi i thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit.

Vendi i paraqitjes së aplikimeve

Apikimet do të paraqiten pranë Bordit të Përzgjedhjes, në Ministrinë e Brendshme.

Tags: policiVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.