Topalli nuk i ndahet Bashës edhe kur të gjithë i janë sulur...

Topalli nuk i ndahet Bashës edhe kur të gjithë i janë sulur Ramës

122
0
Shares

Ish Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli nuk i kurseu akuzat e forta ndaj kryetarit Lulzim Basha. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Topalli u shpreh se Basha ka thirrur kongresin për të shmangur skandalin me lobimet ruse. Sipas Topallit, çdo gjë që thotë Basha është një gënjeshtër. Topalli është një nga kritiket më të ashpra ndaj kreut të PD-së. Ajo gjen cdo mundësi sulmi ndaj tij edhe në kohën kur opozita shton aksionet e saj në betejën me Ramën.

Jozefina Topalli: Unë besoj se as Basha nuk e di pse po e bënë këtë kongres, ai di vetëm një gjë, që ditën që është shpallur që do ketë kongres nuk i ka thënë shqiptarëve që do jetë për statutin.

Pas hetimit për lobimin që ka nisur në SHBA, Basha del dhe thotë do bëjmë kuvend. Ai të dielën do të mbledh delagatët dhe do të diskutojë për ndryshimet që janë të Lulzim Basshës, asgjë tjetër. Kjo që bënë Basha është një farsë.

Cdo gjë që sillet rreth tij është e rreme. Ai thotë do të ndryshojë Shqipërinë ky status, por është një gënjeshtër, është një tallje e madhe. Basha, është një rast unikal, nuk hyn në asnjë histori politike, është dicka e pashpjegueshme, por di që ky kongres  është thjesht një agoni e këtij drejtuesit, i cili po e vesh si farsë. Vendi sot është pa qeveri dhe pa opozitë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY