‘Mother Jones’: LSI, nje lobim i dyshimte ne SHBA

‘Mother Jones’: LSI, nje lobim i dyshimte ne SHBA

125
0
Shares

Revista amerikane Mother Jones ka publikuar një tjetër investigim ku në qendër është vendosur Lëvizja Socialiste për Integrim, për të cilën thuhet se ka lobuar në SHBA përmes një kompanie të dyshimtë, raporton balkanweb.

Në artikullin e titulluar “Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare? Si përdori kompania misterioze një kongresmen republikan për të lobuar me Trumpin dhe Kongresin?”, Mother Jones përmend veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të Lëvizjes Socialist për Integrim.

 

 

PJESË NGA SHKRIMI
Si një kompani fantazmë përdori një ish-kongresmen republikan për të lobuar te Trump dhe Kongresi.
Kush ishte me të vërtetë duke paguar Buck McKeon për të fituar ndikim për një parti politike shqiptare?

Vitin e kaluar, Hoëard “Buck” McKeon, një ish-kongresist republikan i cili kryesoi Komitetin e Shërbimeve të Armatosura, u angazhua për të lobuar për një parti politike shqiptare që kërkonte qasje në administratën Trump dhe republikanët e Kongresit.

Por pjesa më e madhe e punës së firmës së tij ishte financuar nga një ndërmarrje qipriote e quajtur “Dorelita Limited”, krijuar nga një avokat i bazuar në Qipro, i cili specializohet në formimin e korporatave offshore dhe që ishte i lidhur me kompani të lidhura me një oligark të shquar rus.
Megjithatë, kjo kompani fantazmë tani kontrollohet, të paktën në letër, nga një avokat me bazë në Athinë, i cili në të kaluarën ka këshilluar një miliarder grek mjaft të debatuar. Burimi i parave që rrjedh nga “Dorelita” për te grupi “McKeon”, dyqani i lobimit McKeon i themeluar në vitin 2015 pas largimit nga Kongresi, mbetet i errët. Kjo, në fakt, mund të jetë pika kryesore.

“Qëllimi kryesor i kompanive të fshehta Offshore në juridiksione sekrete si Qipro është fshehja e aktiviteteve sensitive”, thotë Jeffrey Winters, një analist politik i Universitetit Northwestern, i cili studion rrjetet financiare dhe se si super të pasurit përdorin kompanitë fantazmë.

“Ka flamuj të kuq gjatë gjithë kësaj marrëveshjeje”. “Një marrëdhënie e mirë dhe shumë e veçantë”.
Në janar të vitit 2017, Grupi McKeon nënshkroi një kontratë prej 15,000 dollarësh me LSI, partia e tretë më e madhe politike shqiptare, për të lobuar në emër të saj në Uashington dhe për të promovuar kreun e saj, Ilir Meta, atëherë kryetar i parlamentit shqiptar. Në atë kohë, Shqipëria, një vend me shumicë myslimane prej 2.9 milion banorësh që kufizohet me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, po bëhej gati për zgjedhjet e saj presidenciale dhe parlamentare, që do të zhvilloheshin respektivisht në prill dhe qershor 2017.

Mother Jones

SHKRIMI I PLOTË – https://www.motherjones.com/politics/2018/04/how-a-mysterious-overseas-shell-company-used-a-former-gop-congressman-to-lobby-trump-and-congress/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY