Flet arbitri i Partizani – Skënderbeu: Ja si më goditi VIP-i Erion...

Flet arbitri i Partizani – Skënderbeu: Ja si më goditi VIP-i Erion Braçe me çakmak

165
0
Shares

Superndeshja e javës së 30-të të Superligës mes Partizanit dhe Skënderbeut nuk kishte si të mbyllej pa polemika.

Këtë herë ishin më pak ato për gjyqtarin dhe gabimet e tij në pamje të parë, megjithatë sipas raportit të vëzhguesit dhe gjyqtarëve, në përfundimin e takimit, ata janë goditur me sende të forta nga tribuna VIP dhe po sipas relacionit të tyre, nga deputeti i partisë socialiste Erjon Braçe.

Ndonëse nuk dallohet momenti i parë, por vetëm çakmakët apo shishet, vetë gjyqtari i ndeshjes Andi Koçi tregon për “Top Channel” çfarë ndodhi.

“Kur po i drejtoheshim dhomave të zhveshjes në pjesën e tunelit, isha i rrethuar nga rojet e sigurisë në atë moment, shikoj një objekt që mu tha që ishte një çakmak që hidhet nga tribuna. Në momentin që futem në pjesën e tunelit më komunikohet nga asistentët, e më identifikohet me emrin e zotërisë në fjalë. Më vjen keq që problemet vijnë nga tribuna”, ka treguar Andi Koçi, arbitri i ndeshjes Partizani-Skënderbeu.

Sipas gjyqtarit Koçi ndeshja nuk ka pasur probleme madhore, por ajo që ka tensionuar më tepër situatën është humbja e ndeshjes dhe goli i pësuar në sekondat e fundit.

“Rastet i kam parë pas ndeshjes. E bëj gjithmonë. Mendoj se i kam zgjidhur në mënyrën e duhur. Nuk kanë pse të ankohet asnjë prej dy ekipeve. Natyrisht që goli në minutën e fundit dhemb. Edhe mua po të më ikë një penallti e pa dhënë në të 94-tën, normale që dhemb”, shprehet ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY