Zjarri në fabrikën e riciklimit të mbetjeve, punonjësit 3 – 4 muaj...

Zjarri në fabrikën e riciklimit të mbetjeve, punonjësit 3 – 4 muaj pa marrë rrogat

149
0
Shares

Edhe pse zjarri u shua mbrëmë rreth orës 18:00 vijon djegia e mbetjeve në fabrikën e riciklimit në Kashar. Një ditë më parë fabrika u shkrumbua plotësisht nga zjarri që e përfshiu, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Drejtori i Zjarrfikëses deklaroi dje se fabrika në pronësi të Vullnet Hakës, që është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve është gjobitur më parë se nuk kishte marrë masat për kushtet e sigurisë, ndërsa shtoi se edhe dje nuk funksionoi alarmi i zjarrit.

Por ky duket se nuk ka qenë problemi i vetëm. Punëtorët thonë jashtë kamerave se kanë nga 2-4 muaj paga të prapambetura pa marrë. Në takimin që kanë zhvilluar me pronarin Vullnet Haka, punëtorëve u është premtuar se do u jepen rrogat e prapambetura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY