Ishte nisur për në Sarandë, vdes në autobus turisti

Ishte nisur për në Sarandë, vdes në autobus turisti

263
0
Shares
Foto Ilustruese

Ishte nisur për në Sarandë për të shijuar rrezet e diellit të kësaj fundjave, por nuk mundi të mbërrijë në destinacion, sepse pa shkuar as në mes të rrugës, gjeti vdekjen në autobusin në të cilin po udhëtonte.

Ngjarja u shënua paraditen e kësaj të premteje në Fan të Mirditës, ku viktima është 56-vjeçari N. F., nga Prishtina.

Duke udhëtuar me autobusin e linjës nga Prishtina për në Sarandë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një infarkti kardiak.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për vdekje natyrale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY