Patozi: Mos e krahasoni me Kinën!

Patozi: Mos e krahasoni me Kinën!

99
0
Shares

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi reagon në lidhje me miratimin e ndryshimeve në statuti.

Ai shkruan që është absurde që e krahasojnë statutin e ri të PD-së me atë të partisë që është në pushtet në Kinë.

Kjo pasi sipas tij atje i kanë dhënë pushtet absolut fituesit, ndërsa në PD po i japin pushtet të përjetshëm humbësit.

Postimi i plotë i Astrit Patozit në “Facebook

MOS E KRAHASONI KOT ME KINËN

Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë përjetë në atë post. Më duket pasaktësi e madhe, perveçse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kanë dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY