Flet prokurorja e shkarkuar: O zot, ju betohem…! Më gjeni lekët, ose...

Flet prokurorja e shkarkuar: O zot, ju betohem…! Më gjeni lekët, ose shtëpinë

211
0
Shares

Vetëm pak pasi KPK lexoi vendimin për shkarkimin e saj nga detyra, ka ardhur i menjëhershëm reagimi i prokurores së Shkodrës, Nikehasani.

Ajo ka duartrokitur, pastaj ka buzëqeshur dhe më tej i është kthyer sërish trupës, duke e quajtur vendimin të padrejtë. O zot…

Ajo është dëgjuar të thotë “ky është vettingum që unë kërkova”, dhe ka qeshur me ironi.

Ndërsa më pas ajo në një deklaratë për mediat ku tregoi të gjhitha peripecitë që kishte kaluar dhe tha që është e pa korruptuar.

Intervista për mediat 

Kam filluar punë prokurorë, jam përplasur me shumë kriminel.

Keni thënë se kam besim tek ky proces?

Kam se jam nga ata që më vinte turp që të thosha ku punoj, doja të dija se me kë punoja.

ILDKPI, më kanë nxjerr gjithmonë korrekte me ato që kam pasur. Duhet marrë parasysh se kam filluar vetëm në 2003 për të deklaruar pasurinë. Kam deklaruar vetëm rrogën time, nuk e dija që duhet deklaruar të gjitha çfarë kisha. Gjithë deklaratat e pasurisë e kanë këtë adresë timen.  Shpinë e bashkëshorti, tokën e bashkëshortit. Ku i çova këto lekë. Atëherë me gjeni shtëpinë, ose me gjeni lekët.

Ju po thoni që jeni e pa korruptuar?

Jam e pa korruptuar, edhe 1000 vite të tjera. Nuk e njoh korrupsionin.

Do e apeloni këtë vendim?

Po sigurisht, nuk do ndalmë, do i shkoj deri në fund të gjej drejtësinë.

Si e konsideroni këtë vendim?

Jam shumë kurioze të di se si do ta arsyetojnë. Duhet të dijë se pse nuk po marrin…

Kam 14 vite që shkoj nga Tiranë në Shkodër, por të isha e korruptuar do të kisha shtëpi në Tiranë, si gjithë dynjaja.  Nuk kam shkelur asnjë ligj në jetën time. Vetëm në një vit kam përfaqësuar shtetin në 41 vrasje në qytetin e Shkodrës, kur ka qenë Ina Rama kryeprokurore. Më kanë kërcënuar dhe më është rrezikuar jeta.

Ju në disa raste thatë se u është rrezikuar jeta?

Më kanë vënë tritol në shtëpi dhe në makinë në vitin 2002, prandaj ika nga shtëpia se u trembën fëmijët, nuk jetohej më aty. Është dosja nuk ma ka gjetur as shteti. Ju po thoni që kam një fuoristradë. Me çfarë të shkoj apo të me hedhin në rrugë si më kanë bërë më parë. Nuk kam asnjë llogari kursimi. Nuk e prisja këtë shkarkim, s’ma ka marrë mendja ndonjë herë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY