MUSTAFAJ/Ish-ministri i Jashtëm trondit Ramën: Nuk ke marrë ende asgjë

MUSTAFAJ/Ish-ministri i Jashtëm trondit Ramën: Nuk ke marrë ende asgjë

161
0
Shares

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar rekomandimin e Komisionit Europian, për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Mustafaj shpjegoi se negociatat nuk janë hapur ende dhe se pushteti po mundohet të shpallë fitore dhe të shkaktojë konfuzion, me anë të propagandës.

“Konstatoj një konfuzion shumë të madh, i cili vjen sepse ka një makinë propagandistike për ta paraqitur ngjarjen. Në publikun e gjerë, por edhe në publikun më të ditur, ka një konfuzion të madh i cili vjen si pasojë e zhurmës që ka dhënë aparati propagandës së kryeministrit, përfshirë kryeministrin por edhe një farë paqartësie që duhet të bëntë opozita. KE jep një rekomandim, për herë të parë pa kushte, për çelje negociatash. Ky është vetëm rekomandim. Vendimi merret nga të gjithë vendet. Secili nga këto vende, edhe Malta, edhe Luksemburgu, edhe Qipro, mund të thonë jo, sepse atje vepron parimi i konsensusit. Sot që flasim, nuk janë hapur negociatat.”

I pyetur nëse do të ketë shtete që do të votojnë kundër Shqipërisë, Mustafaj deklaroi se ekziston mundësia që disa vende të votojnë kundër dhe hapja e negociatave të shtyhet për në Dhjetor.

“Kam dyshimet e mia, se nisur nga problematikat që kanë vendet si Franca, për shkak të azilkërkuesve, Gjermania ka ngurime, Holanda ka rezerva të vetat. Kam dyshime se do të pritet mbledhja e Dhjetorit.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY