Reagon ish-Rektori i UT Dhori Kule: Jam i hapur për hetime

Reagon ish-Rektori i UT Dhori Kule: Jam i hapur për hetime

182
0
Shares

Ish-Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, u shpreh i hapur për t’u hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka nisur hetimet për zyrtare dhe ish-zyrtarë të universitetit. Ndërkohë, Kule akuzoi Rektorin Koni për shkelje te ligjit.

Pasi Krimet e Rënda nisën hetimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre ndaj ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të Universitetit të Tiranës të dyshuar për abuzim me tenderët, ish-Rektori i institucionit të arsimit të lartë, Dhori Kule, mohoi të ketë bërë kallëzim në prokurori, por u shpreh i hapur për t’u hetuar.

Ndërkohë, ish-Rektori Dhori Kule akuzoi pasardhësin në këtë detyrë, Rektorin Mynyr Koni, për shkelje të rënda të ligjit. Kule iu referua një kontrolli që Ministria e Arsimit ka ushtruar në Universitetin e Tiranës, ndërsa apeloi që hetimi i aktiviteti të kryer në dhjetor të mos tërheqë vëmendjen nga situata aktuale.

Një ditë më parë edhe Rektori i Univesitetit të Tiranës, Mynyr Koni, shprehu mbështetje ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda të cilës i bëri thirrje për hetim të plotë, të shpejte e të thelluar mbi të gjithë aktivitetin financiar të institucionit të arsimit të lartë në 10 vitet e fundit.

Dy ish-drejtuesit e Universiteti të Tiranës prej muajsh tashmë akuzojnë njëri- tjetrin për abuzime me tenderët, ndërkohë që më herët katër dekanë të universitetit në kryeqytet ndër ta dhe dekani i fakultetit ekonomik, Dhori Kule kërkuan shkarkimin e Rektorit Mynyr Koni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY