Në fjalën e tij me gazetarët pas vizitës në Berlin dhe takimit që zhvilloi me Federica Mogherini-n në aeroportin e Rinasit, Basha ka folur rreth rekomandimit të Shqipërisë nga KE për negociatat me Bashkimin Europian.
Sipas Bashës hapat e Shqipërisë drejt çështjeve kryesore si reforma në drejtësi, lufta kundër krimit, korrupsionit, drogës, etj, është ende jo konkrete. Asnjë arrestim i rëndësishëm nuk është kryer, ka thënë Basha, duke u ndalur edhe te çështja Tahiri.
“Është momenti që gjithsecili të mbajë përgjegjësitë e veta. Unë i kam marrë. Ora që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij të mos fshihet pas fishekzjarreve e shashkave. Të marrë përgjegjësi të lejojë arrestimin e Saimir Tahirit. Të lejojë hetimin e çdo politikani të përfshirë në korrupsion”, u shpreh Basha.
Në fund Basha përmendi edhe kapjen e shumë institucioneve të rëndësishme nga Rama përfshirë këtu edhe mediat.
“Për hapjen e negociatave ka 5 kushte, Gjermania ka 5+ 2, pra shtatë të tilla. Pata një seri takimesh në Bundestag me anëtarë të partisë e CDU/CSU, ku kërkova hapjen e negociatave. Hasëm në skepticizëm. Pyetja e parë që mu bë është pse po e kërkojmë? Më thanë që banditët janë në arrati, por edhe figura të larta si Saimir Tahiri. Gjermania është e mirëinfomuar, i dinë të gjitha. Dinë që ai s’po arrestohet, ashtu si dy shefat e lartë të policisë që ia mbathën. Shqipëria renditet në 11 vendet më të korruptuara. Pavarësisht kësaj ne thamë se sa më shumë të vijojë integrimi, aq më shumë presion do ketë mbi qeverinë”, u shpreh Basha.
Bashkëbisedim me gazetarët pas vizitës tre ditore në Berlin, ku lobuam në emër të opozitës, për hapjen e negociatave për Shqipërinë
Publiée par Lulzim Basha sur mercredi 18 avril 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/