Mos e beso po deshe, shtëpinë mund ta kesh pa legalizuar por...

Mos e beso po deshe, shtëpinë mund ta kesh pa legalizuar por taksën e pronës do ta paguash

134
0
Shares

Taksa e pronës do të mblidhet edhe për shtëpitë që janë në proces legalizmi si dhe për banesat në fshat, ndërkohë që të  ardhurat do të shkojnë vetëm për pushtetin vendor.

“Janë shumë ndërtesa, sidomos në zonat rurale të cilat nuk paguanin dikur dhe janë shumë ndërtesa në proces legalizimi që nuk paguanin. Ndërsa sot ligji parashikon që të gjitha të përfshihen edhe ndërtesat që janë në proces legalizimi, pavarësisht se nuk ekziston kadastra fiskale që është në proces dhe në momentin që pushteti vendor do të ketë në dorë kadastrën fiskale do të jetë shumë e lehtë përllogaritja e saktë, por është vetëdeklarimi dhe nëpërmjet agjentit në terren që ka vetë bashkia”, thotë Kryetarja e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici.

Duke marrë në konsideratë mungesën e kapaciteteve veçanërisht në bashkitë e vogla, po shikohet mundësia e mbledhjes së kësaj takse me koncension.

“Është ndryshuar metodologjia e përllogaritjes së kësaj takse dhe mbledhja është pothuajse e njëjtë, por është në proces që mund të kontraktohen agjentë të ndryshëm për ta mbledhur në mënyrë që të rritet sa më shumë dhe të jetë sa më eficiente mbledhja e saj. Në qoftë se dikur ishte metodologjia mbi bazën e sipërfaqes, sot është mbi bazën e vlerës reale. Ka bashku ku kjo taksë prone mund të rritet, ka bashki që kjo taksë prone qëndron në nivelin që është, ka bashki që mund të ulet”, shton Farrici.

Një vit pas zbatimit të reformës financiare në pushtetin vendor, kryetarja e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, thotë se shqetësim i pazgjidhur për bashkitë mbetet borxhi i trashëguar dhe investimet e lëna përgjysmë.

“Shumë bashki paraqesin shqetësimin që pavarësisht se ata po bëjnë një disiplinë shumë korrekte përsa i përket anës financiare kanë borxhe të mbartura të cilat nuk i lënë që të ngrenë krye dhe të realizojnë premtimet e tyre. Së dyti janë financimet qeveritare të realizuara nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve që nga 2012, që ndoshta kanë ngelur të pafinancuara dhe ky borxh nuk është borxh i pushtetit lokal, por është borxh i pushtetit qendror”, sqaron më tej Farrici.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mbledhur në një takim drejtuesit e bashkive, për të diskutuar situatën financiare. Ahmetaj kërkoi që bashkitë të rrisin eficiencën në mbledhjen e të ardhurave, me synim uljen e borxheve dhe rritjen e investimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY