Dy nenet që ndalojnë policinë të bëjnë arrestime

Dy nenet që ndalojnë policinë të bëjnë arrestime

161
0
Shares

Ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani vijon të konsiderojë shkelje të rëndë ligjore arrestimin e protestuesve kuksianë nga policia. Ai ka sjell ën vëmëndje të publikit sot dy nene që lidhen me ndalimet e policisë dhe ku theksohte qartë se kur policia ka të drejtë të ndalojë dhe kur nuk ka të drejtë.

Postimi I Manjanit:

Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë….

Pra shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem! Jo për teka, e as hakmarrje shtetërore!

Image may contain: text

Neni 206, është i Kodit të Proçedurës Penale. Ky nen nuk lejon Policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00.

Image may contain: text

Ky është ligji!

Kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arësye të ngutshme dhe jo në flagrancë!

Kjo është Rilindja e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës!

Asnjë surprizë, apo jo?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY