Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vettingu në polici, sindikatat paralajmërojnë grevë dhe kanë disa arsye

15/04/2018
Nis zyrtarisht Vetting-u në polici – 11 mijë punonjës kalojnë në sitë, ja kush largohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej datës 5 prill kur u shpërndanë 3 formularët për vetingun në Policinë e Shtetit, efektivët janë përballur përveçse me vështirësi e vonesa, edhe me një kosto financiare që nga institucioni në institucion, sa vjen e rritet.

Kosto që nuk u rëndon vetëm atyre, por edhe familjarëve, pasi siç parashikohet në ligj, deklarimin e pasurisë duhet ta bëjnë edhe pjesëtarët që përmban trungu familjar. Ata kanë vetëm një muaj kohë për të plotësuar formularët dhe iu duhet të marrin dhjetëra dokumente në banka, në ILDKPI, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme etj., ku përveçse duhet të presin me orë të tëra në radhë, duhet të paguajnë edhe dhjetëra fatura.

“Për të marrë një statemant në një bankë të nivelit të dytë, në disa raste jemi detyruar të paguajmë edhe 2 mijë lekë të rinj. Disa banka e kanë këtë tarifë, disa të tjera jo. Për një punonjës policie që ka ndërruar 4 banka të ndryshme, sipas vendimeve të Ministrisë së Brendshme për pagat, duhet të paguajë deri në 8 mijë lekë të rinj. Po kaq edhe bashkëshortja, fëmijët apo edhe prindërit në varësi të trungut familjar”.

Kjo është ankesa kryesore që efektivë të Policisë së Shtetit i kanë adresuar Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit.

Kreu i Sindikatës, Sadedin Fishta, shprehet se në këto rrethana ka kërkuar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për t’i kërkuar shtyrje të afatit të plotësimit të formularëve. Përveç kostos financiare, që për shumicën e familjeve të punonjësve të policisë është e pa përballueshme, sipas Fishtës, ky proces mund të sjellë edhe cenimin e sigurisë publike, pasi efektivët do detyrohen të largohen me orë të tëra nga puna.

Dokumenti që merret në bankat e nivelit të dytë nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe familjarët e tyre, quhet “Dokument për Vettingun”, por efektivët ankohen se në disa banka kushton, në disa të tjera është falas e në disa të tjera me një shumë minimale. Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadedin Fishta, shprehet se punonjësve të Policisë u është kërkuar një vërtetim banke për pagat që kanë marrë dhe shumën e tyre.

“Këto vërtetime do të merren në bankat, ku vetë ministria apo drejtoria përkatëse ka lidhur marrëveshjen e dhënies së rrogave. Por këto vërtetime kushtojnë dhe janë të papërballueshme për punonjësit e policisë. Ndaj kërkojmë që kjo situatë të zgjidhet nga Ministria e Brendshme”, shprehet Fishta.

Nga ana tjetër, punonjësit e policisë janë përballur edhe me vështirësi të tjera sa i përket plotësimit të dokumentacionit, pasi para vitit 2005 ata nuk e kanë marrë pagën nëpërmjet bankës, por dorazi. Për këtë arsye, u duhet të lëvizin sa në një qytet në tjetrin, për të mbledhur dokumentet e nevojshme, pasi shumë prej tyre kanë ndërruar me dhjetëra herë vendin e punës.

Sadedin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, shprehet se në rast se nuk do të gjendet një zgjidhje për kaosin e krijuar nga vetingu, efektivët do të bojkotojnë shërbimet. Mund të ketë greva të pjesshme apo edhe të përgjithshme nga ana e tyre. “Do të kërkojmë një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për t’i kërkuar shtyrjen e afatit të plotësimit të formularëve. Në propozojmë se ky proces të bëhet i ndarë ose sipas qarqeve, ose sipas gradave, pasi është e pamundur të kruhet njëkohësisht për të gjithë.

Në të kundërt, do të ketë reagim paralajmërues, bojkotim të mosdorëzimit të formularëve, grevë të pjesshme e deri në grevë përgjithshme. Do kërkojmë të shtyhet afati i dorëzimit, pasi kërkohet profesionalizëm në plotësimin e tyre. Gjithashtu kërkojmë që të ulet vlera e dokumenteve që merren në banka, mundësisht të dërgohen nga vetë bankat në çdo Drejtori Vendore, pasi punonjësit e policisë do të mbeten me orë të tëra në radhë, duke lëne punën, shërbimin dhe duke cenuar sigurinë e rendit dhe qetësisë publike”, shprehet Fishta./bw

Tags: sindikatatvettingu polici

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.